Biznes

Qeveria Shqiptare plan ambicioz për internetin me brez të gjerë

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Maj 2020
0
Komunikimi përmes rrjeteve celulare tashmë është gjithnjë e më shumë i fokusuar tek interneti me brez të gjerë. Qeveria Shqiptare plan ambicioz për internetin me brez të gjerë

Shqipëria është ndër vendet më të prapambetura në Europë, sidomos për infrastukturën e rrjeteve fikse të internetit me brez të gjerë. Sipas shifrave zyrtare, vitin e kaluar 15.5% e familjeve ose 58% e popullsisë zotëronin një lidhje internet fikse. Kjo normë është më e ulët se mesatarja e BE-së dhe e vendeve fqinje.

Vendet anëtare mund të vonojnë lejimin e përdorimit të brezit të frekuencave 700MHz deri në dy vjet në bazë të një ose disa arsyeve të justifikuara. Problemi është se, për momentin, në Shqipëri brezi 700MHz aktualisht është në përdorim nga operatorët e transmetimeve audiovizive.

Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Infrastrukturës, rreth 63% e shqiptarëve përdorin internetin me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme. Mbulimi optimal me rrjet 4G për Shqipërinë është i rëndësishëm, po të kemi parasysh se vendi ynë nga një ndër shkallët më të ulëta të mbulimit me rrjete fikse në Europë.

Brenda tre viteve, në gjysmën e hapësirave publike në Shqipëri duhet të ofrohet shërbim interneti falas për qytetarët. Në planin kombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të infrastukturës broadband, Ministria e Infrastrukturës nuk është kursyer me objektivat ambiciozë. Deri në fund të vitit 2023, lidhjet Wi-Fi duhet të jenë të disponueshme dhe falas në parqe, sheshe e biblioteka, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në ato rurale të vendit. Në plan nuk është shumë e qartë se si do të realizohet dhe financohet ky objektiv. As aktualisht, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, qeveria nuk gjeti dot ndonjë mekanizëm për të ofruar internet falas, qoftë edhe në segmente të veçanta të popullsisë. Lehtësimi maksimal që u arrit ishte shtimi i sasisë së internetit në paketat e operatorëve celularë, duke paguar të njëjtin çmim.

LEXO EDHE:  Biznesmeni Bullgar që bleu Telekom Albania shet kompaninë e tij Vivacom

Në disa vende, internet me brez të gjerë është përfshirë në shërbimin universal, çka do të thotë se çdo qytetar duhet të ketë akses në të kundrejt një çmimi të arsyeshëm dhe të rregulluar nga autoritetet publike. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) në Shqipëri e ka trajtuar këtë çështje për herë të fundit në vitin 2017, kur vendosi që përfshirja e internetit në shërbimin universal ishte e parakohshme. Rrjedhimisht, Shqipëria sot nuk ka ende ofrues të shërbimit universal dhe as fond të shërbimit universal, që do të financonte kostot e subvencionimit të këtyre shërbimeve për qytetarët.

Megjithatë, në planin e prezantuar së fundmi për konsultim publik, Ministria e Infrastrukturës shprehet se do të bëhen rishikime të kuadrit ligjor dhe rregullator për shërbimin universal. Çështja e përfshirjes së broadband në shërbimin universal pritet të adresohet në Kodin e ri të Komunikimeve Elektronike.

Duke qenë se vendosja objektivave nuk kushton asgjë, nuk është e rrallë që institucionet shqiptare të lëshojnë dorën në planet dhe strategjitë që hartojnë. Por, fakti është që Shqipëria është ndër vendet më të prapambetura në Europë, sidomos për infrastrukturën e rrjeteve fikse të internetit me brez të gjerë. Sipas shifrave zyrtare, vitin e kaluar 15.5% e familjeve ose 58% e popullsisë zotëronin një lidhje internet fikse. Kjo normë është më e ulët se mesatarja e BE-së dhe e vendeve fqinje.

Këtë vit pritet tenderi i parë për 5G

Shqipëria do të tenderojë brezin e parë të frekuencave për teknologjinë 5G brenda këtij viti. Nga diskutimet mes Ministrisë së Infrastrukturës, AKEP dhe palëve të interesit, është vendosur që rruga e 5G të nisë në brezin 3.5 GHz. Në shumicën e vendeve ku janë ndërtuar rrjetet e para komerciale 5G, ofrimi i tyre ka nisur pikërisht përmes brezit 3.5 GHz (3.3-3.8 GHz). Brezat e mesëm të spektrit ofrojnë një ekuilibër të mirë mes potencialeve të mbulimit me rrjet dhe kapaciteti transmetues. Situata e pandemisë mund të sjellë vonesa në këtë proces, megjithatë është e pritshme që procedurat të nisin në vjeshtë.

LEXO EDHE:  Përditësimi i dytë për 2020 i Windows 10-ës pranë debutimit

Institucioni që duhet të zhvillojë procedurat, AKEP, prej vitesh ndodhet në një gjendje flagrante mosfunksionimi dhe neglizhimi të detyrimeve ligjore për rregullimin e tregjeve të komunikimeve elektronike.Por, hapi më i madh në shtrirjen e teknologjisë 5G do të jetë shtrirja në brezin 700MHz. Teknikisht, ky brez ofron mbulimin me rrjet të zonave të gjera, çka është themeli për konceptin e Internetit të Gjërave (Internet of Things). Bazuar në Vendimin 2017/899 të Parlamentit Europian të datës 17 maj 2017 “Mbi përdorimin e brezit të frekuencave 470-790 MHz në BE” nga 30 Qershori 2020, Vendet Anëtare duhet të lejojnë përdorimin e brezit të frekuencave 694-790 MHz (‘700 MHz’) për sistemet tokësore të afta për ofrimin e shërbimeve broadband të komunikimeve elektronik broadband pa tel. Vendet anëtare mund të vonojnë lejimin e përdorimit të brezit të frekuencave 700MHz deri në dy vjet në bazë të një ose disa arsyeve të justifikuara. Problemi është se, për momentin, në Shqipëri brezi 700MHz aktualisht është në përdorim nga operatorët e transmetimeve audiovizive.

Kalimi i tyre në dispozicion të rrjeteve të komunikimeve elektronike do të kërkojë kohë dhe dëmshpërblimin e operatorëve televizivë. Sidoqoftë, Ministria e Infrastrukturës parashikon që lirimi i këtij spektri të bëhet brenda vitit 2021.

Mbulimi me 4G është ende i dobët

Komunikimi përmes rrjeteve celulare tashmë është gjithnjë e më shumë i fokusuar tek interneti me brez të gjerë. Për t’i shërbyer më mirë komunikimit dhe marrjes së përmbajtjeve multimediale, këto shërbime me një frekuencë mjaft të shpeshtë po zhvendosen drejt teknologjive të reja, që ofrojnë shpejtësi gjithnjë e më të lartë komunikimi, Por, ndërkohë që stacioni radhës është teknologjia 5G, statistikat tregojnë se operatorët shqiptarë ende ofrojnë një mbulim të popullsisë dhe territorit shumë larg të qenit i plotë me teknologjinë më të fundit të implementuar, atë 4G. Statistikat më të fundit zyrtare për mbulimin me rrjet sipas operatorëve i takojnë vitit 2018. Mbështetur në këto të dhëna, operatori Telekom Albania raportonte se mbulonte me rrjet 4G rreth 85% të popullsisë, Vodafone Albania rreth 71%, ndërsa Albtelecom 65%. Ndërkohë, mbulimi i territorit është shumë më i ulët dhe rrjetet 4G janë të përqendruara kryesisht në zonat urbane. Në vitin 2018, Telekom Albania mbulonte me rrjet 4G më pak se 56% të territorit, Vodafone Albania 35% dhe Albtelecom rreth 21%. Një mbulim kaq i ulët i territorit e bën tejet të kufizuar aksesin në internetin me brez të gjerë në zonat rurale dhe në rrugët e lëvizjes së shtetasve. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Infrastrukturës, rreth 63% e shqiptarëve përdorin internetin me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme. Mbulimi optimal me rrjet 4G për Shqipërinë është i rëndësishëm, po të kemi parasysh se vendi ynë nga një ndër shkallët më të ulëta të mbulimit me rrjete fikse në Europë. Rrjedhimisht, internet nga rrjetet e lëvizshme është një alternativë e domosdoshme për banorët e zonave periferike dhe rurale, tashmë që një pjesë e madhe e shërbimeve të ofruara nga sektori publik dhe ai privat po zhvendosen gjithnjë e më shumë online. /SCAN

LEXO EDHE:  Zoom nuk do të enkriptojë telefonatat e shërbimit pa pagesë në mënyrë që policia të mund ti gjurmojë