Lajmet

Qeveria skoceze fillon përdorimin e tabletëve me Windows 8

Publikuar , 14 Tetor 2013
0
Qeveria skoceze fillon përdorimin e tabletëve me Windows 8

Qeveria skoceze planifikon të japë tabletë me Windows 8 për shërbyesit e vet kyçë civilë në një përpjekje për të rritur efikasitetin dhe për të përmirësuar shërbimet publike.

Stafit qeveritar do t’i ofrohen tabletët e serisë 7 Slate të Samsung, Dell Latitude 10 dhe Samsung ATIV, që të gjithë këta përdorin sistemin më të fundit operativ të Microsoft-it. Ky vendim është marrë për të shkuar më tej me shpërndarjen pas një dëshmie të suksesshme të konceptit me Trustmarque, që solli një zgjidhje të zhvilluar tërësisht në Windows 8. 20 ekzekutivë kyçë qeveritarë dhe 20 teknikë morën pjesë në projektin pilot.

Dëshmia e konceptit përfshinte po ashtu “Virtualizimin e Përvojës së Përdoruesit në Microsoft”, që ofron profile “që bredhin” për stafin për t’u qasur në cilindo kompjuter në të njëjtin rrjet dhe për të pasur qasje tek dokumentet e tyre.

“Vendimi për të kaluar në Windows 8 ishte udhëhequr nga një nevojë për të mbështetur përvojën mobile, pas disa konsultimeve me stafin. Ambicia jonë afat-gjatë është të shndërrojmë mënyrën se si punëtorët e qeverisë skocez dhe konsumatorët e shërbimeve tona të ndara mund të bashkëpunojnë, qasen dhe përdorin aplikacionet informuese me qasje mobile, si online, ashtu edhe offline, nga cilido vend virtual në MB (Mbretërinë e Bashkuar),”- tha Andy McClinctock, që është zyrtar i lartë i teknologjisë në qeverinë skoceze.

“Mobiliteti më i madh do t’i ofronte stafit mundësinë për të punuar përtej kufijve tradiconalë të ndërtesave qeveritare dhe të lidhen me aksionerët dhe publikun që është tepër me rëndësi për ne.”

Ai tha më tej që agjencitë kanë ndjekur përparimet teknologjike si pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar efikasitetin qeveritar. “Ky ka qenë një udhëtim shumëvjeçar ku ne kemi futur teknologji, investime dhe efikasitet, brenda kontekstit të kufizimeve financiare dhe strategjive evoluese të qeverisë duke përfshirë një konsolidim të pasurive të ndërtesave tona,” tha McClintock. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bombë sigurie mbi sistemin operativ të Microsoft

samsung_ativ_tab-100028044-large

Lajmet e fundit>