Lajmet

QKUK nderon me mirënjohje të parin e PTK-së

Publikuar , 25 Nëntor 2010
0
QKUK nderon me mirënjohje të parin e PTK-së

Falënderimin për donacionin e dhuruar në vlerë prej 7,000 euro Klinikës së Ortopedisë, Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së ia ndau dr. Avni Xhafa, ortoped në emër të drejtorit të kësaj Klinke, dr. Faton Morinës.

“Kjo ndihmë e dhuruar nga ana e Dr. Haxhës dhe PTK-së, ka lehtësuar jashtëzakonisht shumë punën në sallat operative të Klinikës Ortopedike, për faktin se kemi arritur të sigurojmë pajisje të domosdoshme, përfshirë një borer (shpues) si dhe një sharrë elektrike që është emergjente në klinikën tonë”, ka thënë dr. Avni Xhafa duke shprehur mirënjohje të thellë ndaj KE të PTK-së.

Sipas tij sallat operative të Klinikës Ortopedike kanë qenë dhe janë pranë kolapsit në mungesë të materialit dhe pajisjeve, të cilat janë vjetëruar, gjë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në efikasitet.

“Ne falënderojmë PTK-në dhe Dr. Shyqyri Haxhën për këtë vepër humane, e cila do t’u ndihmoj pacientëve si dhe do të shpëtoj dhe lehtësoj jetën e tyre”, ka pohuar dr. Avni Xhafa.

Nga ana e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së ka thënë se rastet e rënda të aksidenteve të shumta në Kosovë, e kanë shtyrë që të ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore konform kompanisë për ndarjen e këtij donacioni dedikuar Klinikës së Ortopedisë.

“Kjo është një ndihmë që më bën të ndihem shumë krenar për faktin se u ndihmon dhe shpëton jetën e njerëzve, në një anë, por edhe u lehtëson punën mantelbardhëve për të shpëtuar jetë njerëzish në misionin e tyre të shenjtë, nga ana tjetër. Mirënjohja më e madhe për mua është shpëtimi i jetës së pacientëve, prandaj edhe ky donacion iu dedikohet pikërisht atyre”, është shprehur Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha duke shtuar se PTK do të vazhdoj të ndihmoj edhe në të ardhmen.

LEXO EDHE:  Rekord Evropian për transmetimet e të dhënave mbi fibrat optike

Lajmet e fundit>