Harduer

Quadro RTX 6000 është karta grafike më e fuqishme prodhuar ndonjëherë për laptopët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Shtator 2019
0
Specifikat e kartës grafike për laptopët mungojnë por versioni desktop ka 4,608 bërthama CUDA, 576 bërthama Tensor dhe 72 bërthama RT. Quadro RTX 6000 është karta grafike më e fuqishme prodhuar ndonjëherë për laptopët

Me prezantimin e RTX Studio, NVIDIA po vendos kartat grafike të lojërave RTX në një linjë me ato profesionale shumë të kushtueshme Quadro.

Por tashmë kompania po u jep krijuesve një arsye më shumë për të shpenzuar akoma më tepër në kartën grafike RTX Quadro 6000 e cila vjen me laptopin ASUS StudioBoook.

Me 24GB memorie të shpejtësisë së lartë dhe fuqi të barabartë me versionin desktop, versioni i kartës për laptopët mund të thyejë jo vetëm një GeForce RTX 2080 8GB por edhe një Quadro 5000 16GB.

NVIDIA ka premtuar fuqi video edituese, pasqyrim 3D dhe performancë grafike të barabartë me versionin e plotë desktop të kartës 6,300 dollarëshe Quadro RTX 6000.

Specifikat e kartës grafike për laptopët mungojnë por versioni desktop ka 4,608 bërthama CUDA, 576 bërthama Tensor dhe 72 bërthama RT.

Në të njëjtën kohë NVIDIA ka përgatitur një sistem të ri ftohjeje për laptopët i cili mbante tastierën në temperaturë ambienti. Karta grafika RTX Quadro 6000 ofron mbështetje për ekranet 4K 120Hz e gjitha kjo e paketuar në një laptop jo më shumë se 15-inç.

Edhe laptopit të ASUS i mungon çmimi. StudioBook One vjen me procesorë të gjeneratës në 9-të Intel core i9 dhe ekrane 4K UHD. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Karta e kreditit e Apple nuk do të lejojë blerjen e kriptomonedhave

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>