Biznes

Apple akuzohet për vjedhje sekretesh tregtare

Sep 25 2018
0 Shpërndarje
Nga ana tjetër Apple akuzoi në fillim të 2017-ës Qualcomm për praktika të pandershme licencimi dhe tarifa të larta duke kërkuar në gjykatë 1 miliardë dollarë. Apple akuzohet për vjedhje sekretesh tregtare

Qualcomm rinovoi betejën ligjore ditën e sotme ndaj Apple duke paditur për vjedhjen e informacioneve kofidenciale me qëllim që të përmirësonte performancën e çipeve të rivalit Intel.

Sipas Qualcomm, Apple synonte më pas të largohej për tu bërë konsumator i Intel.

Gjigandi Amerikan i çipeve akuzoi në gjykatë Apple se ka shkelur marrëveshjen që ka nënshkruar kur është bërë konsumator i Qualcomm.

Nga ana tjetër Apple akuzoi në fillim të 2017-ës Qualcomm për praktika të pandershme licencimi dhe tarifa të larta duke kërkuar në gjykatë 1 miliardë dollarë.

Akuzat e reja të Qualcomm vinë ndarazi nga padia e Nëntorit të vitit të kaluar ku Apple thuhet se kishte shkelur politikat e përdorimit të teknologjisë së Qualcomm.

Kjo marrëveshje thoshte se Qualcomm mund të verifikonte periodikisht nëse mjetet dhe të dhënat që i kishte ofruar Apple por përdoren siç duhet, gjë që nuk kishte ndodhur.

Apple dhe Qualcomm do të dalin përpara gjykatës në Prill të 2019-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>