Lajmet

Qualcomm mund të gjobitet me 1 miliard $ nga Qeveria kineze për çmimet diskriminuese

Publikuar , 21 Shkurt 2014
0
Qualcomm mund të gjobitet me 1 miliard $ nga Qeveria kineze për çmimet diskriminuese

qualcommAutoriteti rregullator anti monopol në Kinë, NDRC, mund të gjobisë kompaninë amerikane, gjigandin Qualcomm me më shumë se 1 miliard dollarë për pozitën e monopolistike në treg.

Raportohet se Qualcomm “abuzon me pozitën e saj dominuese në treg dhe vendos çmime diskriminuese”. Ne një rast të tillë, Industria e Komunikimeve Mobile në Kinë dërgoi një shkresë kundër prodhuesit të çipeve për tarifime të larta të produkteve.

Qeveria kineze filloi investigimin ndaj kompanisë Qualcomm nga fundi i vitit të shkuar, duke ndjekur provat kundër saj. Nëntorin e shkuar, u bastisën zyrat qendrore të kompanisë në Bejjing dhe në Shangai. Qualcomm vazhdimisht ka bashkëpunuar në këtë investigim. Dhjetorin e shkuar, zyrtarët kinezë u takuan më Wiliam Bold, Zëvendës Presidentin e Qualcomm për punët qeveritare, dhe me Fabian Gonell, konsulent për licencimin teknologjik.

Sipas një zëdhënësi Cheistine Trimble, kompania ka për qëllim të vazhdojë të bashkëpunojë më autoritetet kineze në këtë çështje. Gjithsesi, detajet e hetimeve do të mbetet konfideniale.

Analistët thonë se çdo rezolutë e mundshme që mund të përfshijë Qualcomm, do të ulte çmimet e licencimeve për përdoruesit. Sipas ligjit kinez anti monopol, NDRC mund të konfiskojë 10% të të ardhurave të kompanisë për vitin e shkuar fiskal.

Politikat e Qeverisë kineze për mbrojtjen e konsumatorit kanë ndërhyrë në shumë kompani të huaja të të gjitha industrive, përfshi firmën InterDigital inc, gjigandin farmaceutik GlaxoSmithCline, dhe Korporatën e Produkteve Ushqyese Danone. Të gjitha këto janë përballuar me të njëjtat akuza për praktika çmimesh anti konkurruese. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gjenerata e 10-të e procesorëve Intel sjell një model unik për laptopët

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>