Harduer

Qualcomm nis një epokë të re për telefonët e rangut të mesëm me Snapdragon 700

Publikuar , 28 Shkurt 2018
0
Por çfarë sjellin seritë 700 ndaj atyre 600? Qualcomm dëshiron të vërë theksin tek inteligjenca artificiale dhe përmirësimet e kamerës. Sipas kompanisë, seritë e reja do të ofrojnë dyherë më shumë performancë në inteligjencë artificiale sesa seritë 600. Qualcomm nis një epokë të re për telefonët e rangut të mesëm me Snapdragon 700

Qualcomm do të nisë një epokë të re për telefonët e rangut të mesëm. Kompania prezantoi seritë Snapdragon 700 të procesorëve duke premtuar më shumë fuqi dhe efikasitet sesa seritë 600.

Jo medoemos ata do të zëvendësojnë seritë 600. Përkundrazi do të shërbejnë si një urë mes telefonëve të rangut të mesëm dhe atyre premium që mund tu referohemi si “nën-premium.”

Ata do të qëndrojnë mes serive 600 dhe 800, ku kjo e fundit aktualisht udhëhiqet nga Snapdragon 845.

Por çfarë sjellin seritë 700 ndaj atyre 600? Qualcomm dëshiron të vërë theksin tek inteligjenca artificiale dhe përmirësimet e kamerës. Sipas kompanisë, seritë e reja do të ofrojnë dyherë më shumë performancë në inteligjencë artificiale sesa seritë 600.

Ndërkaq procesori i përpunimit të imazheve, Qualcomm Spectra, do të mundësojë realizimin e videove slow-motion dhe të përmirësojë ndjeshëm performancën në dritë të paktë.

Në aspektin e fuqisë procesorike, seritë e reja do të sjellin 30% më shumë efikasitet në konsumin e energjisë.

Qualcomm ka zgjedhur heshtjen kur bëhet fjalë për modelet specifike dhe detajet janë të pakta rreth telefonëve të parë me këtë procesorë. Me shumë gjasa Snapdragon 700 do të shfaqet në telefonët e parë në fund të 2018-ës dhe fillim të vitit të ardhshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të përdorni Instagram për të shtuar listat e e-mail-eve

Lajmet e fundit>