Biznes

Qualcomm po shkurton 600 vende punë në rang global

Publikuar , 11 Dhjetor 2014
0
Qualcomm po shkurton 600 vende punë në rang global

steven-mollenkopf-qualcomm-ceo-6971Qualcomm, prodhuesi më i madh në botë i çipeve mobile, po shkurton 600 vende pune globalisht. Planet e kompanisë janë për investime në fusha të reja tha një zëdhënës për CNET ditën e marte.

Këto largime nga puna vijnë në një kohë të vështirë ku kompania po përballet me hetime nga autoritetet rregullatore. Një tjetër faktor janë pritshmëritë e ulëta financiare për vitin 2015.

Zëdhënësi tha se pothuaj 300 punonjës do të largohen në Kaliforni, pikërisht aty ku janë dhe zyrat qendrore të kompanisë. Një numër i ngjashëm i punonjësve do të largohen nga puna globalisht. Nga fundi i muajit shtator, Qualcomm kishte afro 31,000 punonjës me kohë të plotë, të pjesshme dhe përkohshëm. Ky tregues zbulon se kemi të bëjmë 300 punonjës më shumë sesa një vit më parë.

Pjesë e ndryshimeve do të jenë edhe lëvizjet brenda divizioneve dhe kompanisë. Qualcomm nuk dha asnjë detaj lidhur me sektorët që do të preken më shumë nga këto ndryshime. Kompania tha se këto largime nga puna nuk kishin të bënin me hetimet nga Kina, SHBA-ja dhe Europa me të cilat po përballet. Por këto ndryshime po bëhen me qëllim përqendrimin në projekte specifike.

Qualcomm këtë vit është përballur me mjaft sfida. Duke filluar që nga nëntori 2013, qeveria kineze ka hapur një hetim ndaj kompanisë për situatën monopolistike të krijuar. Ndërsa muajin e shkuar kompania shpëtoi nga disa hetime të Komisionit Federal Tregtar Amerikan dhe Komisionit Europian. Nga këto tre çështje, ajo që rezulton më e kushtueshmja është përballja me autoritetet kineze. Në raportin financiar të tre mujorit të fundit kompania u përball me një rënie prej 4.9 % në të ardhurat totale. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Procesorët e rinj rrisin performancën e telefonëve me 60%

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>