Harduer

Qualcomm sjell më të mirën e smartfonëve tek laptopët

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Shtator 2020
0
Qualcomm nuk shpjegoi përmirësimet krahasuar me gjeneratën e kaluar, por është më e interesuar ta krahasojë me procesorët e Intel. Qualcomm sjell më të mirën e smartfonëve tek laptopët

Kanë kaluar dy vite që kur Qualcomm zbuloi iniciativën Snapdragon 8cx, procesorin flagship ARM për laptopët Windows.

Në IFA 2020 kompania prezantoi pasardhësin, Snapdragon 8cx Gen 2 5G i cili premton përmirësime të ndjeshme mbi origjinalin.

Qualcomm nuk shpjegoi përmirësimet krahasuar me gjeneratën e kaluar, por është më e interesuar ta krahasojë me procesorët e Intel.

Konkretisht pretendon se 8cx Gen 2 ka performancë të barabartë me një çip intel Core i5 të gjeneratës së 10-të.

8cx Gen 2 ka jetëgjatësi më të mirë baterie duke premtuar 25 orë pandërprere. Tipare të tjera të këtij çipi janë Wi-Fi 6 dhe Bluetooth 5.1.

Sa i përket konektivitetit celular, 8cx Gen 2 ka të njëjtin modem X24 LTE dhe X55 5G si modeli i parë, por mbetet në dorën e prodhuesit të pajisjeve se çfarë të marrin e çfarë të lënë.

Edhe pse modeli i parë 8cx debutoi në Dhjetor të 2018-ës, laptopët e parë 5G filluan të vinin vetëm këtë vit. Ndërsa për 8cx Gen 2 Qualcomm thotë se do të shohim pajisjet e para duke filluar nga ky vit me Acer Spin 7, laptopi i parë 5G i Acer.

Samsung ka zgjedhur një rrugë ndryshe, të një laptop 5G me procesor Intel të gjeneratës së 11 dhe modem 5G të vetë kompanisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei arrin shpejtësi rekord në rrjetin 5G