Harduer

Qualcomm Snapdragon 1000 do të ketë 8.5 miliardë transistorë

Sep 20 2018
0 Shpërndarje
Më impresionuese është nëse e krahasojmë me rivalët Apple A12 Bionic dhe Huawei Kirin 980 të cilët kanë 6.9 miliardë tranzistorë. Qualcomm Snapdragon 1000 do të ketë 8.5 miliardë transistorë

Marrëveshja mes Microsoft dhe Qualcomm ka filluar të materializohet dhe një numër laptopësh 2n1 dhe tabletësh Windows me procesorin e ri Snapdragon 850 janë planifikuar.

Megjithatë industria ka filluar të spekulojë për pasardhësin, Snapdragon 1000.

Sipas WinFuture procesori i ri do të ketë deri në 8.5 miliardë transistorë. Kjo sasi transistorësh është disa herë më e madhe sesa numri i transistorëve tek procesori Snapdragon 845 me 5.3 miliardë.

Më impresionuese është nëse e krahasojmë me rivalët Apple A12 Bionic dhe Huawei Kirin 980 të cilët kanë 6.9 miliardë transistorë.

Nëse provohet që Snapdragon 1000 ka këtë shifër marramendëse transistorësh, ai do të jetë shumë më i fuqishëm sesa procesorët e tjerë në treg.

Kur të debutojë, Snapdragon 1000 pritet të mbyllë njëherë e mirë hendekun e performancës me procesorët Intel duke e bërë Qualcomm një konkurrent serioz në industrinë e pajisjeve me sistem operativ Windows. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>