Harduer

Qualcomm zbulon çipin Snapdragon 810 me arkitekturë 64Bit

Publikuar , 08 Prill 2014
0
Qualcomm zbulon çipin Snapdragon 810 me arkitekturë 64Bit

snapdragon_primary-100259796-largeQualcomm kërkon të jetë lider në prodhimin e procesorëve mobile me çipin e saj më të fundit Snapdragon dhe më të shpejtin, i cili mund të lexojë video 4K, me mbështetje për LTE Advanced dhe mund të mbajë platformën 64 Bit të Android. Proçesori më i ri Snapdragon 810 është çipi mobil më i shpejti aktualisht për smartfonët dhe tabletët, tha Qualcomm në një qëndrim publik. Pajisjet mobile me çipe 64 Bit do të fillojnë të ofrohen nga gjysma e parë e vitit të ardhshëm, që do të jenë më të shpejtë dhe me konsumim më të vogël të energjisë. Çipet Snapdragon përdoren në pajisjet me Android dhe Windows Phone, të dyja këto nuk janë akoma të disponueshme në versionet 64 Bit.

Procesori Snapdragon 810 ka teknologjitë e komunikimit dhe grafikave më të fundit nga Qualcomm. Grafika e proçesorit mund të pasqyrojë video 4K (3840 x 2160 pixel) me 30 fragmente ne sekondë, si dhe video 1080p Full HD me 120 fragmente në sekondë. Çipi po ashtu ka një modem të integruar LTE dhe LTE Advanced.

Snapdragon 810 gjithashtu është ndër procesorët e parë që mbështet arkitekturën 64 bit duke bërë të mundur që të kemi në smarfonët dhe tabletët tanë më shumë se 4GB RAM, që është edhe limiti i arkitekturës 32Bit. Kompania gjithashtu prezantoi edhe procesorin Snapdragon 808 me 6 bërthama me arkitekturë 64Bit. Këta do të jenë çipet e para që kanë një dizajn 20 nanometër, gjë kjo e cila është një avantazh krahasuar me versionet aktuale të çipeve 28 nanometër.

Qualcomm ka qenë në pritje të Google për të lançuar versionin 64Bit të platformës Android për pajisjen e bazuara në arkitekturën ARM. Intel tashmë ka shfaqur pajisje me sistemin 64Bit të Android me procesorët e saj Merrifield, por shumica e produkteve mobile sot funksionojnë me procesorët ARM. Qualcomm i ka licencuar procesorët dhe dizajnin e linjës Snapdragon nga ARM-ja.

LEXO EDHE:  Procesorët e rinj të telefonëve do të suportojnë kamera deri në 192-megapiksel

Çipet e Qualcomm përdoren në smartfonët më të mirë aktualisht në treg dhe do të jenë edhe pjesë e smartfonit më të mirë nga Samsung, ai Galaxy S5. Një ekzekutiv i Qualcomm vitin e kaluar e cilësoi çipin A7 të Apple si i pari me arkitekturë 64Bit dhe tashmë ata po përgatisin edhe pesë të tjerë. Por ajo që shqetëson më tepër është se çipet 64Bit akoma nuk kanë ardhur tek Android dhe Apple po udhëheq në këtë drejtim.

Snapdragon 810 mbështet HDMI 1.4 për video 4K, një kartë grafike Adreno 430 e cila është 30 % më e shpejtë se Adreno 420. Grafikat e këtij procesori mund të mbështesin kamerë deri në 55

Megapixel tha Qualcomm. Të tjera veçori të këtij çipi janë mbështetje për Bluetooth 4.1 dhe Wi-Fi 802.11ac.

Procesori me 6 bërthama Snapdragon 808 i cili performon më ngadalë sesa 810 ka gjithashtu edhe më pak veçori. Snapdragon 808 mbështet teknologjinë me valë LTE Advanced, por mund të mbështesë ekrane jo më të mëdha se 2560 x 1600 pixel. Gjithashtu ka mbështetje për RAM LPDDR3, si dhe përmban dy procesorë Cortex-A57 dhe katër Cortex-A53. Çipet do të jenë gati për testim tek prodhuesit e pajisjeve nga gjysma e këtij viti. (PCWorld Albanian)

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>