Harduer

Qualcomm zbulon procesorin për smartfonët flagship Android, mungon Samsung

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Dhjetor 2021
Çipi do të shkojë për smartfonët Xiaomi, Motorola, OnePlus, Oppo, Sony, Vivo dhe ZTE thotë Qualcomm por ata që mungojnë janë emrat e mëdhenj si Google, Apple dhe Samsung. Qualcomm zbulon procesorin për smartfonët flagship Android, mungon Samsung

Qualcomm prezantoi ditën e Marte një çip i cili do të fuqizojë smartfonët Android të segmentit të lartë vitin e ardhshëm.

Kompania është furnizuesi më i madh në botë me çipe i smartfonëve Android dhe konkurron me rivalë si MediaTek dhe Samsung i cili pjesërisht përdor çipet e Qualcomm në pajisjet e veta.

Snapdragon 8 Gen 1 ka bërthama të ngjashme me procesorët e rivalëve të MediaTek por çdo pjesë e tij është dizajnuar nga vetë Qualcomm që premton cilësisë të pakrahasueshme të fotove dhe fuqi grafike për lojërat dhe aplikacionet intensive.

Çipi i ri fokusohet në 6 hapësira kyçe: teknologjinë 5G, sensorët e kamerave, inteligjencë artificiale, gaming, audio dhe siguri.

Në përbërje janë një bërthamë Cortex-X2 3.0Ghz, tre bërthama performance Cortex-A710 2.5Ghz dhe 4 bërthama efikasiteti Cortex-A510 1.8Ghz.

Snapdragon 8 Gen përdor arkitekturën 4-nanometër nga 5-nanometër që kishte gjenerata e kaluar Snapdragon 888. Sipas Qualcomm procesori sjell 20% më shumë performancë dhe 30% më pak konsum energjie.

Në teknologjinë 5G, modemi i integruar nga Qualcomm ofron shpejtësi deri në 10Gbps shoqëruar nga sistemi FastConnect 6900 për teknologjinë Wi-Fi 6 që konsiderohet si ndër më të mirët në botë.

Sistemi i ri fotografike ka një procesor të sinjalit të imazhit (ISP) prej 18-bit me rang dinamik të përmirësuar, ngjyra dhe shpejtësi më të lartë. Ofron mbështetje për videot 8K HDR ndërsa risi konsiderohet ISP Always-On duke ofruar konsum më të ulët energjie.

Grafikat e reja Adreno përmirësojnë performancën grafike në konsumin e ulët. Ato janë 25% më të shpejta dhe konsumojnë 30% më pake nergji. Fotografia dhe inteligjenca artificiale janë në vëmendjen e Qualcomm këtë vit. Një motor i gjeneratës së 7-të sjell përmirësime në përpunim natyral të gjuhës, dhe uljen e konsumit të energjisë.

LEXO EDHE:  iPhone 13 do të realizojë thirrje satelitore

Çipi do të shkojë për smartfonët Xiaomi, Motorola, OnePlus, Oppo, Sony, Vivo dhe ZTE thotë Qualcomm por ata që mungojnë janë emrat e mëdhenj si Google, Apple dhe Samsung.

/PCWorld Albanian