Softuer

Qualcomm bashkon realitetin dhe cyber-hapësirën në një vend

Publikuar , 06 Korrik 2010
0
Qualcomm bashkon realitetin dhe cyber-hapësirën në një vend

“Realiteti i zgjeruar lejon që përmbajtjet e gjeneruara me kompjuter të suprimohen mbi një shikim të drejtpërdrejtë të kamerës në botën reale. Koncepti ka rritur interesin në mesin e zhvilluesve për potencialin e saj për të krijuar aplikacione që janë më intuitive dhe më bashkëvepruese” shpjegoi zëvendës presidenti i lartë Qualcomm, Matt Grob.

“Gjersa shumë aplikacione të tanishme të realitetit të zgjeruar bazohen në një kompas dhe në GPS, kurse SDK-ja e Qualcomm bazohet në një teknologji të vizonit kompjuterik që ofron një zgjerim të jashtëzakonshëm të eksperiencës së përdoruesit duke lejuar grafikë kompjuterike të përshtatur ngushtë me objektet e botës reale”.

Sipas Grob, SDK-ja e Qualcomm do t’i mundësojë zhvilluesve që të kodojnë lojëra, të suplementojnë print dhe TV Media me përmbajtje interaktive 3D dhe të krijojnë aplikacione edukative që vendosin “ura lidhëse” me botën digjitale dhe botën reale.

“Për shembull, Mattel veçse ka përdorur SDK-në tonë për të sjellë lojën klasike Rock ‘Em Sock ‘Em, në jetë me një mënyrë tërësisht të re”.

“Ne gjithashtu kemi krijuar në bashkëpunim një motor për lojëra me zhvilluesin Unity Technologies për të përfshirë përkrahje për platformën e realitetit të zgjeruar të Qualcomm, si shtojcë ndaj Unity për Android”.

Një beta version i realitetit të zgjeruar të SDK-së për zhvilluesit pritet të paraqitet më vonë gjatë këtij viti.

LEXO EDHE:  Google dëgjon këshillat e Microsoft për të përmirësuar Chrome

Lajmet e fundit>