Divizioni i realitetit virtual pranë Facebook prezantoi ditën e Mërkure pajisjen e re e cila quhet Quest.
Pajisja do të kushtojë 399 dollarë dhe del në shitje Pranverën e ardhshme me mbi 50 lojëra.
Quest është sistemi i parë VR All-in-One i kompanisë tha Facebook. Pajisja sjell mobilitetin e Oculus Go dhe fuqinë e Oculus Rift.
Sipas rrjetit social përdoruesit e Quest do të mund të shohin në një hapësirë prej 370 metrash katror.
Oculus u ble nga Facebook për 3 miliardë dollarë në 2014-ën me besimin se realiteti virtual do të shndërrohej së shpejti në revolucion. /PCWorld Albanian