Blog

Qytetet dhe artet e lashta përmes teknologjisë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Prill 2019
0
Historianët gjithnjë e më shumë po marrin një perspektivë të re mbi të kaluarën duke e lidhur botën e historisë me atë të artit përmes teknologjisë kompjuterike. Qytetet dhe artet e lashta përmes teknologjisë

Teknologjia e ndërtimit të hartave dixhitale ka ekzistuar për një kohë të gjatë, por vetëm kohët e fundit ka filluar të përdoret për historinë e artit.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeta Lee, thotë se hulumtuesit nëpër universitete po ndihmohen financiarisht nga burime si Fondacioni Getty për të ndërtuar programe interneti që mundësojnë përdoruesit të eksplorojnë dhe hulumtojnë vendet historike. Materiali në vazhdim tregon se historianët e artit po e kuptojmë më mirë të kaluarën falë teknologjisë.

Historianët gjithnjë e më shumë po marrin një perspektivë të re mbi të kaluarën duke e lidhur botën e historisë me atë të artit përmes teknologjisë kompjuterike.

“Të ndihmon të mendosh se si kanë jetuar dhe lëvizur njerëzit në këto hapësira. Se si veprat e artit janë parë nga njerëzit në kontekstin e marrëdhënieve mes tyre”, thotë Heather MacDonald nga Fondacioni Getty.

Animacionet tre dimensionale dhe hartat dixhitale ndihmojnë njerëzit që të eksplorojnë dhe hulumtojnë mjediset arkeologjike dhe qytetet historike për të kuptuar më mirë mjedisin ku janë gjetur objektet e artit.

Paul Jaskot, profesor i historisë së artit në Universitetin Duke, Skype

“Përparimet në teknologjinë kompjuterike e kanë bërë më të lehtë këtë punë për historianët e artit”, thotë Paul Jaskot, profesor i historisë së artit në Universitetin Duke.

Të dhënat mund të përfshijnë informacione arkivore për disa qindra vite, sikurse kjo hartë e zgjerimit të Rio de Zhaneiros në Brazil.

Në këtë projekt, studiuesit kombinuan hartat dixhitale dhe modelet tre dimensionale të parkut perandorak të dinastisë Qing në Kinë. Ata përdorën harta dhe të dhëna historike si tekstet dhe piktura nga shekujt e 18 dhe 19 për të treguar se si ka ndryshuar parku me kalimin e kohës.

LEXO EDHE:  Një vit me një telefon me kapak

Në projektin për Firencën në Itali është përdorur realiteti i shtuar për të eksploruar historinë e artit të kohës së rilindjes. Përdoruesit mund të përdorin një hartë të shekullit të 16-të të instaluar përmes një aplikacioni ndërsa vizitojnë këtë qytet të lashtë italian.

“Mund të shtoni dëshmi, pamje ose materiale të tjera historike në këtë mjedis fizik”,thotë profesori Jaskot.

“Mendoj se një gjë shumë e mirë për historinë e artit dixhital është se ofron mënyra të ndryshme si për të gjetur përgjigje për pyetjet e lashta si dhe për të shtruar pyetje të reja”, thotë Heather MacDonald e Fondacionit Getty.

Me një kuptim më të mirë mbi të kaluarën kjo teknologji mund të shtojë ndërgjegjësimin për artin aktual që gjendet nëpër qytetet e sotme. /VOA

Lajmet e fundit>