Lajmet

Qyteti në SHBA shpall gjendjen e emergjencës pas sulmit me ransomware

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Dhjetor 2019
0
Gjatë sulmit u identifikuan ransomware por ende nuk kanë marrë kërkesa nga hakerët. Kjo nuk është hera e parë që një sulm me ransomware. Qyteti në SHBA shpall gjendjen e emergjencës pas sulmit me ransomware

New Orleans shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe fiku disa kompjuterë pas një sulmi kibernetik.

Aktiviteti i dyshimtë filloi ditën e Premten dhe ishin sulme të koordinuar me phishing dhe ransomware. Sapo qyteti konfirmoi sulmin, serverët dhe kompjuterët u fikën menjëherë.

Gjatë sulmit u identifikuan ransomware por ende nuk kanë marrë kërkesa nga hakerët. Kjo nuk është hera e parë që një sulm me ransomware i cili enkripton të dhënat dhe hakerët pas tij ofrojnë çelësa dekriptimi në këmbim të parave për të rifituar aksesin mbi to.

Pensacola, Florida, Jackson County dhe Georgia janë disa prej shembujve të sulmeve me ransomware gjatë dy viteve të fundit.

Autoritetet lokale dhe qeveritë janë kryesisht vulnerabël ndaj sulmeve të tilla për shkak të mungesës së financimit dhe resurseve për tu mbrojtur nga kërcënime të këtij niveli.

New Orleans tani mesa duket është i radhës që nuk ka kapacitetet e duhura për tu ballafaquar me sulme me ransomware. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AKEP vendim për shmangjen e interferencave mes Vodafone Albania dhe Telekom Albania