Lajmet

Radeon HD5000 do të përshpejtojë mjaft mirë Flash Player

Publikuar , 07 Tetor 2009
0
Radeon HD5000 do të përshpejtojë mjaft mirë Flash Player

Kur Adobe shpalli se Flash Player 10.1 i cili do te paraqitet së shpejti, Nvidia ishte ndër kompanitë e para që mbështeti energjikisht këtë lançim duke premtuar se GPU-të e sajë do të përshpejtojnë përpunimin e videove Flash, si adaptorët e desktopit klasik, GeForce, ashtu dhe platforma ion.
Të njejtën gjë ka bërë dhe AMD, duke informuar shtypin se produktet e sajë do të mbështesin akselerimin e Flash në të njejtin nivel të atyre të Nvidias.

Një përfaqësues i AMD u shpreh se “AMD është përkushtuar shndërrimit të skenarit video në një pikë fokale për novacionin e platformës AND, duke përdorur potencialin e plotë, CPU + GPU për të pasuruar dhe përshpejtuar eksperiencën.

Në fakt, në Adobe MAX event në Los Angeles, Adobe paraqiti një version alfa të Flash Player 10.1 të mbështetur nga një Radeon seria HD5800, e vetmja GPU në treg për momentin që mbështet Direct X 11.
Adobe dhe AMD punuan sëbashku mbi API-në e compute shader të Direct X 11, duke përdorur teknologjinë ATI Stream për të akseleruar performancën e Flash nëpërmjet GPU-së.

LEXO EDHE:  Apple prezanton iPhone XR, josh masat me një telefon buxhetor

Lajmet e fundit>