Lajmet

Radeon seria HD5000 sjell EyeFinity

Publikuar , 13 Shtator 2009
0
Radeon seria HD5000 sjell EyeFinity

AMD ka prezantuar serinë e re të procesorëve grafikë me emrin e koduar Evergreen. Pak më shumë se një vit që prej lançimit te serisë 4000, sektori grafik AMD është i vendosur të rishpalli superioritetin ndaj rivalit nVidia.

Specifikimet e shumëpritura të dy kartave për momentin kryesore në seri, Radeon HD 5870 dhe HD 5850 janë përkatësisht 1600 dhe 1440 procesorë paralelë për secilën dhe GDDR5 me frekuencë bazë 1.3 GHz (5.2 GHz efektive) dhe 1.0 GHz (4 GHz efektive). Fuqija e përpunimit që rezulton është gjithashtu e mahnitshme dhe e paarritur mëparë. HD 5870 ka një përpunim teorik prej 2.6 Tflop ndërsa HD 5850 renditet pas me ‘vetëm’ 2.0 Tflop.

Jo vetëm që ATI ka rritur ndjeshëm fuqinë e serisë së re të kartave grafike, por lista e opsioneve të reja të mbështetura është gjithashtu e gjatë. Duke filluar nga I shumëprituri dhe tashmë i njohur Drirect X 11, mbështetja e pajisjeve Evergreen vazhdon me OpenGL 3.0, Direct Compute 5 dhe OpenCL.

Por ajo që ishte komplet e papritur dhe e paparashikuar, është teknoloogjia e re vizualizuese e quajtur Eyefinity. Në pak fjalë, adaptorët e gjeneratës së fundit të ATI do të mund të furnizojnë me imazhe deri në gjashtë monitorë të ndryshëm nëpërmjet lidhjeve di DVI, HDMI apo DisplayPort. Sipas prezantimit të AMD, një monitor 19” mund të paraqesi vetëm rreth 1 megapiksel, ndërkohë që syri i njeriut është në gjendje të perceptojë shumë më tëpër.

Me konfigurimin aktual, hardueri i ri i prezantuar këtë javë ka aftësi të shfaqi imazhe deri në 12 herë më cilësore se rezolucioni 1080p dhe gati 268 megapiksel në një kompjuter të vetëm. Për të arritur imazhe virtualisht reale ndaj syrit njerëzor, AMD po bashkëpunon gjithashtu me samsung për të krijuar monitorë sa më të hollë dhe të lehtë në mënyrë që të lehtësohen konfigurime fleksibël dhe vendosje sipas kërkesave.

LEXO EDHE:  Europol lançoi mjetin e ri të neutralizimit të të gjithave versioneve të ransomware GandCrab

 

Lajmet e fundit>