Harduer

Radeon VII është karta e parë grafike 7-nanometër e AMD

Publikuar , 11 Janar 2019
0
Radeon VII ndjek hapat e grafikave 7-nanometër Instinct të cilat janë ndërtuar për profesionistët dhe jo lojtarët. Radeon VII është karta e parë grafike 7-nanometër e AMD

AMD ka vendosur të lërë gjurmë në lojërat 4K me kartat grafike të rangut të lartë Radeon VII.

Prezantuar në CES, ajo është karta e parë grafike 7-nanometër. Arkitektura në fjalë sjell 25% më shumë performancë sesa modeli i kaluar duke konsumuar të njëjtën energji.

Radeon VII ndjek hapat e grafikave 7-nanometër Instinct të cilat janë ndërtuar për profesionistët dhe jo lojtarët.

Karta grafike ka 60 bërthama me frekuencë 1.8Ghz dhe 16GB memorie HBM. Në CES u demonstrua lojra Devil May Cry 5 në rezolucion 4K dhe 60fps.

AMD Radeon VII do të dalë në shitje më 7 Shkurt për 699 dollarë dhe si bonus sjell lojërat Devil May Cry 5, Resident Evil 2 dhe The Division 2.

Edhe pse kompania po shtyn drejt lojërave të performancës së lartë, grafikat e reja NVIDIA RTX ka tronditur kompaninë dhe tregun me performancën e pakrahasueshme jo vetëm në desktop por edhe në laptopë. /PCWord Albanian

LEXO EDHE:  Opera lançon një shfletues "lojërash"

Lajmet e fundit>