Lajmet

Radio valë për të shikuar përtej mureve

Publikuar , 13 Tetor 2009
0
Radio valë për të shikuar përtej mureve

Sistemi do të duhej të ishte më se i dobishëm për policë, zjarrfikës dhe punëtorë të resurseve.

Metoda shfrytëzon Imazhe Radio Tomografike (RTI – Radio Tomographic Imaging), të cilat mund të gjejnë dhe të përcjellin njerëz ose objekte në lëvizje në një ambient të mbështjellë nga marrës të lirë që dërgojnë dhe pranojnë sinjale. Njerëzit nuk do të kenë nevojë të bartin ID që transmetojnë radio sinjale.

Variacione të fuqisë së sinjaleve të radios brenda një rrjeti pa tela të 34 nyjeve ka mundësuar përcjelljen e njerëzve në lëvizje prapa një muri me tulla. Sistemi me sukses ka përcjellë lokacionin e një personi deri në brendësi të një metri.

Sistemi pa tela nuk ishte një rrjet standard wifi, por një rrjet Zigbee, një lloj që përdoret nga termostatet shtëpiak pa tela dhe pajisjet tjera shtëpiake apo pajisjet automatike në fabrika.

“Kam aspirata për të komercializuar këtë gjë” tha hulumtuesi Joey Wilson, që ka një kompani spinoff të emërtuar Xandem Technology LLC, në Salt Lake City.

RTI është shumë më pak i kushtueshëm se radari. Ai matë “hijet” në radio valë të krijuara kur ato kalojnë përmes një personi në lëvizje apo objekti. Pajisja transmeton radio valë me fuqi prej 500 herë më pak sesa një celularë i zakonshëm.

Studimi është plasuar në arkiv.org.

LEXO EDHE:  iPhone-t e rinj kanë çipe nga Toshiba dhe Micron, mungojnë pjesë nga Samsung dhe Qualcomm

Lajmet e fundit>