Lajmet

Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri prezantojnë programin e përbashkët “Elevator Lab 2020”

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Shtator 2020
0
Ky program po kërkon individë ose kompani të apasionuara me idetë e tyre, që kanë vullnet dhe vizion për të krijuar një zgjidhje që mund të jetë e vlefshme për sektorin në nivel lokal dhe global. Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri prezantojnë programin e përbashkët “Elevator Lab 2020”

Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri organizojnë për të tretin vit radhazi programin e përbashkët “Elevator Lab Kosovë & Shqipëri 2020” duke sjellë si risi në këtë edicion prezantimin e formatit Bootcamp.

Formati Bootcamp ofron mundësinë e zhvillimit të një produkti minimal të zbatueshëm (MVP) me ndihmën e ekspertëve të sistemit bankar. Bootcamp do t’ju ofrojë startup-eve lokale një program arsimor, i cili do të shërbejë si një biletë hyrëse në botën e startup-eve.

Ky program po kërkon individë ose kompani të apasionuara me idetë e tyre, që kanë vullnet dhe vizion për të krijuar një zgjidhje që mund të jetë e vlefshme për sektorin në nivel lokal dhe global.

Edhe këtë vit, qëllimi i këtij program është t’i ofrojë komunitetit të fintech dhe startup në të dyja vendet mundësinë për të paraqitur idetë e tyre si pjesë e këtij konkursi. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë më idetë dhe zgjidhjet e tyre në këto fusha:

Retail (Retail Banking)

Korporatë (Corporate Banking)

Tregjet Kapitale (Capital Markets)

dhe zgjidhje të tjera inovative bankare.

Thirrja për aplikime fillon sot, 30 Shtator dhe mbyllet më datë 26 Tetor 2020.

Gara vazhdon me “Bootcamp Weekend” që do të mbahet virtualisht duke vazhduar pastaj me mentorim për finalistët para prezantimeve finale pranë një jurie profesionale.

APLIKO TANI dhe bëhu pjesë  e programit “Elevator Lab Bootcamp Kosovë & Shqipëri 2020” ku do të keni mundësinë të fitoni çmime monetare, këshillim dhe mbështetje nga Raiffeisen Bank Kosovë & Shqipëri, përkrahje dhe shërbime të inkubimit nga Innovation Center Kosovo dhe New Media Communications, si dhe mundësi të tjera bashkëpunimi.

LEXO EDHE:  Pandemia e koronavirusit shtyn biznesin e Logitech drejt shitjeve rekord

Programi “Elevator Lab” është një program inovativ, i cili për herë të parë u prezantua në qershor të vitit 2017 nga Raiffeisen Bank International (RBI) në Vjenë, pjesë e të cilit ishin edhe të gjitha bankat e rrjetit RBI, duke përfshirë këtu edhe Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri.

Elevator Lab” është bërë tashmë akseleratori fintech më i madh në Evropën Qendrore dhe Lindore. Prandaj, zbatimi i këtij programi edhe në Kosovë e Shqipëri paraqet një mundësi të veçantë për komunitetin fintech dhe startup që veprojnë në këto dy vende të konkurrojnë dhe të përfitojnë një përvojë të re duke bashkëpunuar me profesionistë të fushave të ndryshme bankare.

Deri më tani, kompanitë fituese të cilat kanë bashkëpunuar dhe kanë zhvilluar idetë e tyre si pjesë e programit “Elevator Lab” në Kosovë dhe Shqipëri janë: Symmetric, AR Vision, dhe AILend.

Për më shumë informacion rreth këtij programi mund të vizitoni faqen e internetit: https://elevator-lab.com/bootcamps/regional-2/