Lajmet

Raketa e SpaceX ulet me sukses por shpërthen pas 8 minutash

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Mars 2021
Prototipi me sukses ekzekutoi manovrat fluturuese dhe pati një ulje të mira. Arritja e këtyre objektivave do ta ndihmojnë kompaninë të ecë përpara me këtë projekt ambicioz. Raketa e SpaceX ulet me sukses por shpërthen pas 8 minutash

Kompania SpaceX arriti me sukses të ulte prototipet e saj Starship pas një fluturimi në lartësi të mëdha.

Me numër serial SN10, raketa zbriti me sukses në pistën e Boca Chica në Teksas ndryshe nga paraardhësit e saj SN8 dhe SN9 të cilët u përplasën gjatë zbritjes.

Por historia nuk mbaron këtu. Mjeti hapësinor u ul me forcë në këmbët e saj të zgjatuara qëllimisht për të parandaluar përplasjen.

Më pas një zjarr nisi rreth bazës dhe 8 minuta me vonë SN10 shpërtheu i tëri. Megjithatë SpaceX u inkurajua nga testimi.

Prototipi me sukses ekzekutoi manovrat fluturuese dhe pati një ulje të mira. Arritja e këtyre objektivave do ta ndihmojnë kompaninë të ecë përpara me këtë projekt ambicioz.

Këto mjete hapësinore ndërmarrin fluturime të vazhdueshme madje edhe me ekip për agjencinë hapësinore Amerikane NASA.

CEO Elon Musk beson se raketa 50 metër e lartë Starship mund ti bëjë të gjitha nga dërgimi i satelitëve tek i pasagjerëve në Tokë, Hënë e madje dhe destinacione ambicioze siç është Marsi.

Madje i premtoi të dërgonte në 2023 në Hënë miliarderin Japonez Yusaku Maezawa së bashku me tetë individë të tjerë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung premton 5 vite përditësime për smartfonët flagship