Biznes

Rama: Bizneset serbe janë të mirëpritura në Shqipëri, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë

Oct 9 2018
0 Shpërndarje
Rama: Bizneset serbe janë të mirëpritura në Shqipëri, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp të së martës, u pyet edhe për shitjen e Telekom Albania, për të cilin është i interesuar Telekom Serbia.

Kreu i qeverisë tha se “qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit të një kompanie private si Deutche Telekom që po tërhiqet nga tregjet e vogla”.

Por, Rama shtoi se meqenëse bëhet fjalë për një sektor strategjik, qeverisë shqiptare i është kërkuar mendim dhe qëndrimi i saj është “shumë i thjeshtë dhe i qartë”: “Bizneset serbe janë të mirëpritura në Shqipëri, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”. /Top Channel

Lajmet e fundit>