Analiza

Raport: Apple mund të prezantojë një iPhone të tretë vitin e ardhshëm

Publikuar , 24 Dhjetor 2014
0
Raport: Apple mund të prezantojë një iPhone të tretë vitin e ardhshëm

iphone-5s-37Apple ka prezantuar dy iPhone të rinj edhe këtë shtator, një sagë kjo e cila ka filluar këto dy vitet e fundit. Kompania filloi ndryshimin me iPhone 5S dhe 5C në 2013, dhe i qëndroi së njëjtës linjë edhe sivjet me dy modele të tjera iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Por Apple mund ta shohë vetveten duke prezantuar edhe një të tretë në 2015 krahas pasardhësve të iPhone 6 dhe 6 Plus.

Një analist mjaft i njohur i kompanisë së shërbimeve financiare Cowen, Timonthy Arcuri pretendon se Apple është duke punuar në një model 4 inç iPhone i cili mund të prezantohet në 2015. Analisti në fjalë e përmendi modelin 4 inç në një shkrim për investitorët këtë javë. Duke cituar burimet brenda zinxhirit furnizues të Apple, Arcuri thotë se një model 4 inç do të jetë i ngjashëm me iPhone 5S që daton vitin e shkuar. Normalisht do të ketë një dizajn të ngjashëm me iPhone 6 dhe 6 Plus si dhe një proçesor më të fuqishëm.

Arcuri argumenton se ky iPhone 4 inç do të pushtojë tregun e “ulët”. Themi të ulët sepse besojmë se do të ketë një kosto, parametra fizik dhe harduerik relativisht më të ulët se dy modelet e tjera, dhe objektivi i tij duhet të jenë përdoruesit mesatarë. Nëse këto pretendime vërtetohen së bashku me spekulimet për një model iPad 12.9 inç, atëherë Apple do të jetë në gjendje të shesë produktet e saj në madhësi të vogël, mesatare dhe të lartë.

Realisht do të kishte kuptim një gjë e tillë nëse kompania akoma i qëndron stilit të saj që i quante modelet iPhone 5S dhe 5C perfekt për duart tona. Besojmë se ka akoma shumë njerëz që nuk duan smartfonë me ekrane më të mëdha. Apple argumentonte për madhësinë 4 inç të smartfonëve të saj duke thënë: Gishti juaj mund të arrijë çdo cep të ekranit tuaj vertikalisht dhe horizontalisht. Ky argument nuk qëndron më sepse Apple e theu me modelet 4.7 inç dhe 5.5 inç të prezantuara këtë vit. (PCWorld Albanain)

LEXO EDHE:  Përgjatë 2018-ës ka pasur 113 miliardë shkarkime aplikacionesh dhe lojërash

Lajmet e fundit>