Analiza

Raport: Apple Pay së shpejti mund të konkurohet nga Samsung

Publikuar , 17 Dhjetor 2014
0
Raport: Apple Pay së shpejti mund të konkurohet nga Samsung

Samsung-Galaxy-Note-Edge-vs-Galaxy-Note-4-8-630x419Kompania Samsung aktualisht ofron një zgjidhje për pagesat me anë të telefonit falë një partneriteti me PayPal e cila si fillim u lançua në smartfonin Galaxy S5. Gjithashtu tanimë është bërë më i lehtë përdorimi i Soft Wallet dhe Google Wallet në smartfonët e kësaj kompanie. Përveç këtyre raportohet se Samsung po punon për lançimin e një shërbimi të ri që do të konkurrojë drejtpërsëdrejti me Apple Pay.

Shërbimi i ri i pagesave thuhet se do të lançohet në një kohë akoma të papërcaktuar në vitin që vjen. ReCode zbuloi se Samsung po punon me një kompani të vogël në këtë fushë të quajtur LoopPay e cila përdor sigurinë e transmisioneve magnetike. Samsung aktualisht ka ndërtuar një prototip dhe mund të licencojë teknologjinë e LoopPay, por ReCode deklaroi se ekzistojnë mundësi që kjo marrëveshje mos të realizohet, edhe pse ato janë të pakta. Nëqoftëse bëhet realitet ka mundësi që Samsung të ofrojë një produkt të ngjashëm me sigurinë e Apple Pay.

As LoopPay dhe as Samsung nuk kanë komentuar apo konfirmuar diçka mbi këtë çështje. Por CEO i LoopPay ka deklaruar se kjo kompani do të sjellë vitin që vjen një zgjidhje përsa i përket pagesave që kryen me anë të smartfonit. Nuk dihet nëse partner do të jetë Samsung apo jo…na mbetet të presim vitin 2015 i cili do të jetë i mbushur plot me prurje të reja teknologjike. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Televizorët 8K do të bëhen më mirë falë Samsung

Lajmet e fundit>