Blog

Raport: Bie përdorimi i rrjeteve sociale

Publikuar , 18 Qershor 2018
0
Më shumë se gjysma e të intervistuarve (54%) pohon se është e shqetësuar nëse lajmet në Internet janë të vërteta apo false. Shifra të larta regjistrohen në Brazil (85%), Spanjë (69%) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (64%), “ku situatat e polarizuara politike ndërthuren me përdorimin e madh të rrjeteve sociale”. Raport: Bie përdorimi i rrjeteve sociale

Bie përdorimi i rrjeteve sociale për t’u informuar me lajme, për shkak të privatësisë, fake news dhe “gjuhës toksike”. Këtë e bën të ditur Digital News Report 2018 i Reuters – vetëm 23% e përdoruesve u besojnë lajmeve në rrjetet sociale, krahasuar me 44% të besimit tek lajmet në përgjithësi.

“Sfida e botuesve tani është të sigurojnë që gazetaria të jetë e vërtetë dhe me cilësi” shpjegon Rasmus Kleis Nielsen, një ndër autorët e sondazhit, për të cilin u morën në pyetje 74 mijë persona nga 37 vende nga Reuters Institute for the Study of Journalism dhe Universiteti i Oksordit në bashkëpunim me YouGov.

Sipas kërkimit, në shumë vende ka rënë numri i personave që e përdorin Facebook për lajme. Ai ka rënë me 9 pikë përqindje në SHBA, krahasuar me vitin 2017, rënia është me 20 pikë përqindje te të rinjtë. Në të njëjtën kohë, është rritur përdorimi i platformave të tilla si WhatsApp, Instagram e Snapchat për lajme.

Në këtë ndryshim ka ndikuar edhe ndryshimi i algoritmit të Facebook.

Më shumë se gjysma e të intervistuarve (54%) pohon se është e shqetësuar nëse lajmet në Internet janë të vërteta apo false. Shifra të larta regjistrohen në Brazil (85%), Spanjë (69%) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (64%), “ku situatat e polarizuara politike ndërthuren me përdorimin e madh të rrjeteve sociale”.

Pjesa më e madhe e të intervistuarve mendon se botuesit (75%) dhe rrjetet sociale (71%) kanë përgjegjësinë më të madhe në zgjidhjen e problemeve të lajmeve false dhe të pabesueshme.

Raporti përmban edhe informacione ekonomike të dobishme për sektorin. Në vendet e Europës së Veriut janë rritur në mënyrë të konsiderueshme pagesat për lajmet online, me Norvegjinë që kryeson me 30% (+4 në vit). Po ashtu po përhapet me shpejtësi alternativa e donacioneve, që është bërë e rëndësishme në Spanjë, SHBA, e Mbretërinë e Bashkuar. /Monitor

LEXO EDHE:  Për 10 vite robotët do të zënë më shumë se 20 milion vende pune

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>