Analiza

Raport: HTC-ja do të prodhojë një version plastik të HTC One(M8)

Publikuar , 14 Prill 2014
0
Raport: HTC-ja do të prodhojë një version plastik të HTC One(M8)

Report-HTCSipas një raport të publikuar ditën e dielë, një version plastik i HTC One (M8) po vjen në treg. Por kjo bie në kundërshtim me disa dokumente nga HTC-ja që tregojnë se një nga pesë arsyet pse One M8 është më i mirë sesa Galaxy S5 është trupi prej metali. Sipas raportit, e vetmja diferencë fizike mes dy versioneve HTC One M8 do të jetë materiali i përdorur për ndërtimin e smartfonit.

Por nëse flasim për çmimin ekziston një diferencë e madhe mes dy pajisjeve. HTC One M8 prej metali kushton 853 dollarë, ndërkohë që raporti thotë se versioni plastik do të ketë një çmim prej 483 dollarë. Mesa duket HTC-ja e sheh versionin plastik të M8 “si i njëjti smartfon, por më diferencë në cilësi”.

Ndoshta versioni plastik i HTC One M8 do të fillojë të ofrohet pa ndonjë event të veçantë prezantimi në disa vende të Azisë dhe rajone të tjera ku janë nën degë të ndryshme të kompanive Aziatike. Por ofrimi i një versioni me kosto më të ulët të HTC One (M8) do të sfidonte fuqishëm Galaxy S5 në tregjet në zhvillim. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Përse smartfonët tanë janë kaq të mirë, por bateritë kaq të këqija?

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>