Harduer

Raport: iPhone e 2019-ës vinë me tre kamera të pasme

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Prill 2019
0
Raportimet gjithashtu ndryshojnë se për çfarë do të shërbejë kamera e tretë e pasme. Fillimisht u sugjerua se ishte kamër 3D por sipas Bloomberg Apple është tërhequr ngaky plan dhe shtyrë për iPad Pro në 2020-ën. Raport: iPhone e 2019-ës vinë me tre kamera të pasme

Pasardhësi i këtij i viti i modelit 5.8-inç iPhone XS mund të ketë ekran 6.1-inç me tre kamera të pasme sipas një raporti të ri.

Rritja e madhësisë do të sillte madhësinë e linjës së këtij viti në të njëjtin rang me iPhone XR që ka ekran LCD.

Raporti gjithashtu pretendon se telefoni do të vijojnë të përdorin konektorë Lightning por do të përfshijnë në paketim edhe një kabëll USB-C Lightning me karikues 18-vat për herë të parë.

Edhe pse ka një ngjashmëri mes raportimeve, si përshembull për kamerën e trefishtë të pasme, Wall Street Journal dhe Ming Chi Kuo thonë se ky sistem kamerash do të ofrohet vetëm për pasardhësin e iPhone XS Max me ekran 6.5-inç OLED.

Raportimet gjithashtu ndryshojnë se për çfarë do të shërbejë kamera e tretë e pasme. Fillimisht u sugjerua se ishte kamër 3D por sipas Bloomberg Apple është tërhequr ngaky plan dhe shtyrë për iPad Pro në 2020-ën.

Bloomberg thotë se kamera e këtij viti do të përdoret për më shumë zmadhim dhe fushëpamje.

Përveç madhësive të ekraneve për pasardhësit iPhone XS dhe XS Max që do të jenë 6.1-inç dhe 6.5-inç, raporti thotë se telefonit do të jenë më të trashë, vetëm një fraksion milimetri.

Edhe pse nga 2020-ta Apple do të prodhojë vetëm telefonë me ekrane OLED, edhe këtë vit pasardhësi i iPhone XR do të ketë ekran LCD. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fakulteti i Ekonomisë konferencë për sistemet e informimit dhe inovacionet teknologjike

Lajmet e fundit>