Analiza

Raport: Mbikëqyrja e celularëve kushton 5 dollarë për orë

Publikuar , 11 Janar 2014
Raport: Mbikëqyrja e celularëve kushton 5 dollarë për orë

cell-tower-01-1020_large_verge_medium_landscapeNëse mbikëqyrja është bërë kaq e zakonshme në dekadat e fundit, mund të jetë për shkak të çmimit të ulët.

Një raport i ri nga hulumtuesit e sigurisë Ashkan Soltani dhe Kevin Bankston ka zbuluar çmimet gjatë orës të teknikave të mbikëqyrjes që janë përdorur në raste të ndryshme të Gjykatës Supreme dhe kanë dalë me disa shifra interesante.

Ky punim ishte frymëzuar nga pyetja e zakonshme se si ndjekja e GPS-it është ndryshe nga ndjekja e thjeshtë e një të dyshuari në një veturë të pashënuar. Në një raport të ri, përgjigja është për më tepër se 200 dollarë për orë.

Raporti shikoi katër teknika: mbikëqyrje e mbuluar, ndjekje e sinjalizuar, ndjekja e GPS-it dhe ndjekja e telefonëve celularë. Telefoni celular është opsioni më i lirë, me 5.21 dollarë për orë. Sipas Soltanit “mbrojtjet e privatësisë janë bërë shpesh të mundshme për shkak të çmimeve të transaksioneve strukturore”.

Teksa çmimi i mbikëqyrjes bie, bëhet më tepër i përdorur. “Sapo të shkojë çmimi drejt zeros, ne do të mbesim vetëm me ligje të vjetruara si funksione kufizuese”, shkruan Soltani. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  BE ripërsërit thirrjen për rregullimin e kompanive dixhitale Amerikane