Harduer

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Publikuar , 13 Dhjetor 2018
0
Informacionet e publikuara sot janë në një linjë me raportet e mëhershme. Telefoni vjen në përvjetorin e 10-të të linjës Galaxy S. Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë më 20 Shkurt të vitit të ardhshëm pak ditë përpara Kongresit Mobil Botëror.

Informacionet e publikuara sot janë në një linjë me raportet e mëhershme. Telefoni vjen në përvjetorin e 10-të të linjës Galaxy S.

Modelet e reja janë prej tre versionesh: 5.8-inç S10 Lite, 6.1-inç S10 dhe 6.4-inç S10 Plus. Këto janë lista e çmimeve:

  • S10 Lite: 881 dollarë
  • S10 me 128GB: 1,007 dollarë
  • S10 me 512GB: 1,260 dollarë
  • S10+ me 128GB: 1,134 dollarë
  • S10+ me 512GB: 1,386 dollarë
  • S10+ me 1TB: 1,765 dollarë

Gjithashtu është përfolur për një edicion special me 5G dhe gjashtë kamera, katër të pasme dhe dy frontale sipas Wall Street Journal.

Modelet e tjera do të kenë tre kamera, sensorë ultrasonikë të shenjave të gishtërinjve nën ekran, dizajnin e ri One UI.

Gjithashtu vinë me kamera të frontale të shkëputura nga korniza në vend të “notch.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja telefonët Samsung dhe datat kur do të marrin Android 9 Pie

Lajmet e fundit>