Harduer

Raport: Samsung Galaxy S9 me 3D emoji dhe bokse stereo

Publikuar , 13 Shkurt 2018
0
Një veçori e tillë do të vinte falë çipit të ri Exynos për të cilin Samsung thotë se mund të gjurmojë fytyrën dhe ofron siguri më të lartë për teknologjinë e njohjes së fytyrës. Raport: Samsung Galaxy S9 me 3D emoji dhe bokse stereo

Telefonët Samsung Galaxy S9 dhe S9 Plus do të jenë telefonët e parë të kompanisë me 3D emoji dhe bokse stereo sipas sajtit Korean ETNews.

ETnews raportoi se 3D emoji do të jenë më të avancuar sesa Animoji të Appl iPhone X por të ngjashëm në funksionalitet.

Një veçori e tillë do të vinte falë çipit të ri Exynos për të cilin Samsung thotë se mund të gjurmojë fytyrën dhe ofron siguri më të lartë për teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Samsung nuk është i pari që ndjek hapat e Apple, Honor gjithashtu ofron versionin e vet të Animoji.

Përveç 3D emoji, S9 pritet të sjellë bokse stereo. ETNews thotë se ato do të jenë të vendosur në krye dhe në fund të telefonit.

Një raport i mëhershëm nga SamMobile thoshte se S9 Plus do të vinte me Dolby Sorround të AKG.

Galaxy S9 dhe S9 Plus prezantohen më 25 Shkurt në Kongresin Mobil në Barcelonë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  CEO i Ripple thotë se 99% e kriptomonedhave do të shkojnë drejt "Zeros"

Lajmet e fundit>