Harduer

Raport: Samsung mund të lançojë Galaxy S6 muajin që vjen

Publikuar , 16 Dhjetor 2014
0
Raport: Samsung mund të lançojë Galaxy S6 muajin që vjen

713ca77f9b4df7776dd43d44bcf3306394abbf65Galaxy S5 juaj së shpejti mund të bëhet me pasardhës të ri. Sipas një raporti nga faqja kineze Chosun Biz, ekspertët në Kinë besojnë se kompania Samsung mund të mbajë një event më 6 janar të vitit që vjen ku do të prezantojë smartfonin e ri të serisë Galaxy, atë Galaxy S6.

Nëqoftëse këto fjalë janë të vërteta atëherë rritet besimi që fotot që u publikuan pak ditë më parë të jenë të Galaxy S6. Në imazhe ai duket i ngjashëm me serinë Alpha të lançuar nga Samsung, pra kjo do të thotë që S6 do ët ketë veshje metalike.

Informacione të tjera paraprake të tjera zbulojnë se Samsung mund të lançojë një version të ri me ekran të lakuar të Galaxy S përveç modelit normal. Ashtu si Apple dhe Samsung zakonisht nxjerr produkte të reja çdo 11 apo 12 muaj. Por shitjet e dobëta të Galaxy S5, sipas Chosun Biz, mund ta kenë shtyrë Samsung drejt përshpejtimit të lançimit të ri i cili pretendohet të jetë Galaxy S6.

Edhe pse shitjet nuk kanë qenë aq të kënaqshme për kompaninë, Galaxy S5 është cilësuar si smartfoni i dytë më i mirë i shitur në botë. Por lançimi i përshpejtuar i Galaxy S6 mund të lërë të pakënaqur përdoruesit e një Galaxy S5 të cilët nuk e kanë shijuar plotësisht smartfonin e tyre ‘të ri’. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung nuk do të ofrojë më tema falas

Lajmet e fundit>