Harduer

Raport: Samsung po zhvillon një telefon me palosje që shndërrohet në një tablet

Publikuar , 14 Janar 2017
0
Ndërsa raportet dhe spekulimet rreth Galaxy S8-tës kanë pushtuar industrinë mediatike dedikuar teknologjisë, spekulimi më i fundit vë në qendër të vëmendjes një paisje tjetër, telefonin e së ardhmes me palosje. Raport: Samsung po zhvillon një telefon me palosje që shndërrohet në një tablet Photo Source: Samsung

Duke cituar burime të fshehta, Korea Herald raportoi se telefoni inteligjent i cili hapet në një tablet 7 inç mund të debutojë në gjysmën e dytë të vitit.

Burimet thonë se Samsung pritet të nxjerrë në shitje 100,000 njësi në tre mujorin e tretë të 2017-tës.

Raportet e para të cilat hodhën dritë mbi planet e Samsung burojnë që nga 2015, dhe vijuan përgjatë 2016-tës në mënyrë periodike.

Përveç Samsung, Apple, Xiaomi dhe LG kanë eksperimentual gjithashtu me idenë e një telefoni me ekran që paloset.

Korea Herald thotë se gjigandi i elektronikës akoma nuk ka ndërmarë një vendim final lidhur me fatin e kësaj paisje dhe ekzistojnë gjasat që mund të shtyhet për në 2018-tën. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple risjell iPad Air në treg me një version 10.5-inç

Lajmet e fundit>