Analiza

Raport: Samsung zë vendin e dytë për investimet në zhvillimin e teknologjive të reja

Publikuar , 04 Dhjetor 2014
0
Raport: Samsung zë vendin e dytë për investimet në zhvillimin e teknologjive të reja

gsmarena_003Sipas raportit të publikuar nga firma kërkimore Strategy&, kompania teknologjike Samsung ka zënë vendin e dytë si kompania që ka investuar më shumë për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja gjatë vitit 2014.

Kompania koreano-jugore listohet në vend të parë nga të gjithë kompanitë teknologjike dhe në vend të dytë nga të gjitha industritë. Vendi i parë kryesohet nga kompania që merret me prodhimin e makinave Volkswagen.

Sipas këtij raporti për vitin 2014, kompania ka rritur fuqinë e saj punëtore për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja me 27% që nga viti 2010, ku tani ka rreth 63,628 punonjës.

Në vitin 2012, Samsung hapi një qendër për zhvillimin e teknologjive të reja në Finlandë, si dhe një qendër tjetër në Silicon Valley pas një viti. Këtë vit, kompania ka shpenzuar rreth 6.4% të të ardhurave të saj në total, ose 13.4 miliardë dollarë, për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja.

Intel, një nga kompanitë më të mëdha për krijimin e çipeve, qëndron në vend të katërt, ku ndiqet nga Microsoft, e cila ka zënë vendin e pestë. Për sa i përket Google, në këtë raport kompania renditet në vendin e 12. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Harroni Galaxy S10 dhe Note 10, ky është telefoni Samsung për tu blerë

Lajmet e fundit>