Harduer

Raport: Syzet e reja të Snapchat vinë me dy kamera

Mar 6 2018
0 Shpërndarje
Ekziston një prototip i projektuar që ka lente me kornizë rrethore dhe kamera të dyfishtë që mund të lejojë efekte 3D në video. Raport: Syzet e reja të Snapchat vinë me dy kamera

Tingëllon  çmenduri, por më shumë syze Snapchat mund të hidhen gjatë  këtij viti sipas një raporti të Cheddar.. Syzet e diellit ”Spectacles” me kamerën brenda që e lanë  kompaninë  me një humbje prej 40 milionë dollarësh sepse kishte qindra e mijëra syze që kompania nuk mund t’i shiste,kjo sepse u mbivlerësua niveli i kërkesave që mund të bëheshin. Mesa duket kompania nuk ka hequr dorë nga ëndrra e vendosjes së kamerave në fytyrën tuaj.

Rrjeti i transmetimit Cheddar ishte ai që bëri të ditur këtë  lajm. Burimet thonë se ky version i dytë do të realizohet  në vjeshtë. Burimet bëjnë të ditur se ky version i ri do të jetë i qëndrueshëm ndaj ujit dhe i disponueshëm në ngjyra të reja, dhe ka performancë të përmirësuar.

Por kjo nuk është pjesa më e mirë. Cheddar gjithashtu raporton se ka plane për të bërë një version të tretë të syzeve për 2019 dhe kjo mund të ketë dy kamera, një nga çdo anë dhe GPS. Ekziston një prototip i projektuar që ka  lente me kornizë  rrethore dhe kamera të dyfishtë që mund të lejojë efekte 3D në video.

Aktualisht syzet kushtojnë 130 dollarë. Por modeli i kamerës së dyfishtë mund të dyfishojë çmimin që mund të arrijë deri në $ 300 edhe pse  nuk ka pasur ende ndonjë koment zyrtar nga CNET për këtë cështje.

Për momentin Apple, Facebook dhe praktikisht çdo kompani e madhe e teknologjisë ka kërkuar testimin, dhe mënyrën si mund të inkorporohet në këtë teknologji.

Ajo që mund të bëni me syzet e modelit aktual është regjistrimi i videoklipeve të shkurtra dhe  dërgimi në aplikacionin Snapchat. Të hedhura në treg  në vitin 2016, këto syze ishin një sukses i momentit.

Ju mund t’i merrnit ato vetëm në makinat shitëse të zgjedhura që do të qëndronin  të pozicionuara vetëm në një vend për një kohë të kufizuar.

Njerëzit fillimisht prisnin  me orë të tëra  në rradhë vetëm për të marrë një, por kjo nuk zgjati shumë. A është e mundur  që një model i ri të sjellë sërish  të  njëjtën dëshirë për ta pasur teknologji apo ne tashmë kemi hequr dorë nga veshja e kamerave në fytyrë? /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>