Analiza

Raport: Kina ka më tepër përdorues të internetit nga pajisjet mobile se sa nga PC-të

Publikuar , 21 Korrik 2014
0
Raport: Kina ka më tepër përdorues të internetit nga pajisjet mobile se sa nga PC-të

shutterstock_141608113-786x305Popullata e Kinës, e cila për nga numri është më e madhja në botë, u rrit në 632 milionë në botën e internetit, shifër kjo e matur gjatë fundit të muajit qershor, siç thuhet në një raport të lëshuar gjatë ditës së hënë.

Shifrat nga Qendra e Rrjetit të Informacionit për Internetin e Kinës (CNNIC) tregojnë që ishin 14.42 milionë përdorues të rinj që iu bashkuan internetit brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti.

Numri i përdoruesve të përgjithshëm të internetit nga pajisjet mobile arriti shifrën në 527 milionë deri më 30 qershor, që është rritur për 26.99 milionë, sa ishte në fund të vitit 2013, thuhet përveç të tjerash në raportin e CNNIC-it.

Sipas raportit, një qytetar nga Kina kalon mesatarisht 25.9 orë në javë duke e shfrytëzuar internetin, që është një ngritje me 0.9 orë nga shifrat e regjistruara në gjysmën e dytë të vitit 2013. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  100 ekzekutivët më të mirë në botë sipas Glassdoor

Lajmet e fundit>