Harduer

Raport: Telefoni i parë me katër kamera i Samsung vjen më 11 Tetor

Sep 19 2018
0 Shpërndarje
Në një ftesë të dërguar pak ditë më parë, Samsung la të kuptohet se një telefon i ri po vjen dhe mbi ftesë shkruhej “4X Fun.” Raport: Telefoni i parë me katër kamera i Samsung vjen më 11 Tetor

Samsung do të dërgojë në limite fotografinë me një telefon të ri të rangut të mesëm.

Sipas SamsungMobile.News një telefon me katër kamera të pasme, i pari për Samsung, do të debutojë më 11 Tetor dhe quhet Galaxy A9 Star Pro (2018).

Kamerat janë të vendosur vertikalisht në të majtë të pjesës së pasme me një dritë flash poshtë tyre.

TË NGJASHME >

Në një ftesë të dërguar pak ditë më parë, Samsung la të kuptohet se një telefon i ri po vjen dhe mbi ftesë shkruhej “4X Fun.”

Me një çmim prej 580 dollarësh telefoni do të vijë në tre ngjyra: zezë, blu dhe pink.

Sipas spekulimeve në zemër të tij do të jetë një procesor Snapdragon 600 ose 710 së bashku me 4GB RAM.

Ka pasur raportime se Samsung do të vrasë seritë J për ti shkrirë në seritë A dhe ky telefon është në një linjë me këtë strategji të pazyrtarizuar ende. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>