Analiza

Raport: Windows 7 fiton pjesë të tregut më shumë sesa Windows 8 dhe 8.1 së bashku

Publikuar , 02 Prill 2014
0
Raport: Windows 7 fiton pjesë të tregut më shumë sesa Windows 8 dhe 8.1 së bashku

windows-81-786x305U bënë pesë muaj që nga lançimi i versionin më të fundit të sistemi operativ të Microsoft, Windows 8.1 i cili vazhdon të rritet, ndërkohë që Windows 8 ka qëndruar në vend duke bërë të mundur që kjo dyshe tashmë të kapë 11 % të tregut.

Ndërsa, me vetëm një javë të mbetur nga përfundimi i mbështetjes për Windows XP, ai vazhdon akoma të mbajë 27 % të tregut. Raporti më i fundi për pjesën e tregut nga Net Applications tregon se Windows 8 dhe Windows 8.1 kanë fituar 0.62 % të tregut kombinuar së bashku (nga 10.68 % në 11.30 %). Më specifikisht, Windows 8 fitoi 0.03 % pikë (nga 6.38 % në 66.41 %), ndërsa Windows 8.1 fitoi 0.59 % të tregut (nga 4.30 % në 4.89 %).

Ndërkaq, Windows 7 i mposhti të dyja së bashku duke “kërcyer” me 1.46 % (nga 47.31 % në 48.77 %). Pasi Windows 8 dhe Windows 8.1 së bashku arritën të tejkalonin rritjen e Windows 7 në tre muajt e shkuar, si duket ky i fundit u kthye me një “hakmarrje” të ashpër këtë muaj.

os_market_march_2014Windows 8, e cila pati rritjen e saj më të madhe në gushtin e vitit të kaluar me 2.01 % dhe humbjen më të madhe në nëntorin e kaluar me 0.87 %, nuk ka luajtur nga vendi duke mos humbur pikë për herë të parë në muajt e fundit. Kjo mbase të gjithë përdoruesit po inkurajohen të braktisin Windows XP e vjetër për të kaluar në versionet më të fundit, gjë që Microsoft po e bën shumë të lehtë për përdoruesit.

Nëse i kthehemi versioneve më të vjetra të sistemit operativ, Windows Vista ra me 0.11 % (nga 3.10 % në 2.99 %). Windows XP-ja pati një rënie me 1.84 % (nga 29.53 % në 27.69 %). Fatkeqësisht për Microsoft-in shumica e këtyre përdoruesve që largohen nga XP dhe Vista shkojnë për Windows 7.

LEXO EDHE:  Për herë të parë në Shqipëri vinë Sesionet Rajonale të Parlamentit Rinor Evropian

Në vitin 2013, Windows humbi pjesë të tregut në çdo muaj që kalonte me përjashtim të marsit, korrikut dhe nëntorit. Deri tani në vitin 2014, Windows humbi shumë pak në janar, fitoi në shkurt dhe mori edhe 0.10 % pikë (nga 90.84 % në 90.94 %) këtë muaj. Mac OS X humbi 0.11 % duke përfunduar në 7.57 %, ndërkohë që Linux fitoi 0.01 % duke shkuar në 1.49 %.

Net Applications përdor të dhëna të kapura nga 160 milion vizitorë unikë çdo muaj duke monitoruar afro 40,000 uebfaqe të klientëve të saj. StatCounter është një tjetër kompani që gjurmon këto statistika, por ata arrijnë këto rezultate mbi bazën e 15 miliard klikimeve nëpër uebfaqe. Duhet të theksojmë se më e rëndësishme është gjurmimi i përdoruesve sesa i klikimeve nëpër uebfaqe. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>