Lajmet

Raporti i 9-të i transparencës i Google, Shqipëria mungon, qeveria e Kosovës ka kërkuar largimin e dy videove në YouTube

Publikuar , 23 Dhjetor 2014
0
Raporti i 9-të i transparencës i Google, Shqipëria mungon, qeveria e Kosovës ka kërkuar largimin e dy videove në YouTube

google-HQ-building-office-780x518Google ka publikuar raportin e nëntë të transparencës, duke zbuluar 3,105 kërkesa nga qeveritë e vendeve të për largimin e 14,637 pjesë përmbajtjeje gjatë periudhës qershor – dhjetor 2013. Kjo e sjell numrin total të kërkesave gjatë 2013 në 6591, ose 60.7 % më shume se në 2012.

Megjithëse kërkesat për largim të përmbajtjeve përgjatë periudhës 1 vjeçare janë rritur krahasuar me vitin paraardhës, vihet re një rënie mes dy periudhave gjashtë mujore të 2013 ku në mes muajve janar – qershor 2013 ekzistonin 3,846 kërkesa. Kjo është hera e parë që Google u përball me një rënie të numri të kërkesave. Kompania vuri në dukje numrin e lartë të kërkesave që kanë ardhura nga Turqia.

Gjithsesi, numri i kërkesave nuk është në rënie për të gjithë. Google tha se në Rusi ishte përballur me një rritje të kërkesave prej 25 % gjatë gjysmës së dytë të vitit. Një sasi të konsiderueshme kërkesash kanë ardhur edhe nga Italia dhe Tajlanda.

Lloji i përmbajtjeve për të cilat është kërkuar largimi i tyre janë kryesisht postime në blogje. Po shohim është një përfshirje të rezultateve të kërkimit dhe videove të YouTube në këto kërkesa. Dezinformimi dhe shpifja janë arsyet kryesore të kërkesave të paraqitura pranë Google në 40 % të rasteve.

kosova_stemaNdërsa surpriza e madhe qëndron pikërisht tek Kosova. Ndërsa Shqipëria nuk figuron në listë, mbase si rezultat i mos ekzistencës të të tilla kërkesave, raporti zbuloi se shteti më i ri Europian kishte kërkuar largimin e dy videove në YouTube ku shfaqeshin disa minorenë duke u përleshur. Google tha se kishte larguar videot sepse binin në kundërshtim me udhëzimet komunitare për përdorimin e këtij shërbimi. Ju kujtojmë se në raportin paraardhës, po qeveria e Kosovës kishte kërkuar largimin e pesë videove me arsyen se shkelnin privatësinë e politikanëve duke zbuluar biseda të regjistruara. Atë kohë Google nuk kishte pranuar këtë arsyetim duke mos larguar asnjë video.

LEXO EDHE:  Prezantohet telefoni buxhetor Huawei Y7 Pro me ekran 6.26-inç

Maqedonia aktualisht është pjesë e listës, por që nuk ekziston asnjë rezultat çka na bën të mendojmë se Shqipëria nuk është e përfshirë në këtë databazë hulumtuese të Google. E njëjta gjë me Serbinë, ndërsa Mali i Zi ashtu siç Shqipëria nuk shfaqet në listën e raportit të transparencës. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>