Lajmet

Raporti i HP-së: 80% e dobësive nëpër aplikacione janë nga faji i përdoruesve

Publikuar , 12 Prill 2014
0
Raporti i HP-së: 80% e dobësive nëpër aplikacione janë nga faji i përdoruesve

shutterstock_127890317-100261198-largeLe të tregohemi të qartë: Nuk ka aplikacion të paprekshëm. Disa prej tyre kanë dobësi më kritike se të tjerët siç kemi zbuluar këtë javë me Heartblëd, por çdo aplikacioni mund t’i gjenden gabime, mjafton një sulmues i duruar. Sipas Raportit të HP 2013 Cyber Risk, vetë aplikacioni nuk është fajtor për shumicën e dobësitëve – fajtori është shpesh përdoruesi.

HP ka përpiluar të dhëna nga 2.200 aplikacione të skanuara dhe ka arritur në përfundimin që 80% e dobësive të zbuluara nuk ishin faji i kodit të vetë aplikacionit. “Shumë dobësi ishin të lidhura me keqkonfigurimin e opsioneve të serverit, versione të vjetruara të softuerëve, apo çështje të tjera që lidhen me pasigurinë,” shkruhet në raport. Nga raporti rezultoi se 80% që identifikoi HP kishin në thelb një rezultat të gabimit të operatorit.

HP ka hetuar gjithashtu 180 aplikacione iOS dhe Android dhe gjeti se gati gjysma e tyre i lenë të dhënat personale të rrezikuara. Platforma iOS dhe Android i kanë aftësitë e enkriptimit, por në qoftë se zhvilluesit e aplikacione nuk i integrojnë ato siç duhet në aplikacione, enkriptimi nuk mund të mbrojë të dhënat në pajisjen e përdoruesve.

E njëjta gjë vlen edhe në rrjetet sociale si Facebook, Google, Twitter, etj. Ata kryejnë kontrolle të shumta të sigurisë, por pushtetin e venë në duart e përdoruesve, ndërkohë që shumica e përdoruesve nuk shpenzojnë kohë për të shqyrtuar dhe konfiguruar opsionet e privatësisë që janë në dispozicion të tyre. Pavarësisht se sa i sigurt është një sistem operativ apo aplikacion, ai mund të rrezikohet nga një përdorues që bën gabime në zgjedhjen e opsioneve duke e lënë atë të ekspozuar ndaj rrezikut.

LEXO EDHE:  Lenovo ndihmon në rritjen e shitjeve të kompjuterëve për 2019

Gjithsesi, raporti i HP ka edhe lajme të mira. Së pari, përdoruesit po ndërgjegjësohen dhe së dyti, numri i dobësive të njoftuara publikisht në vitin 2013 ishte më i ulët në krahasim me vitin 2012. Kjo do të thotë se ka pasur një rënie në numrin e dobësitë për të katërtin vit radhazi. (PCWorld Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>