Analiza

Raporti i ITU-së: Shqipëria me progress të theksuar dhe çmime të ulëta shumë afër Evropës

Publikuar , 09 Tetor 2013
0
Raporti i ITU-së: Shqipëria me progress të theksuar dhe çmime të ulëta shumë afër Evropës

najjeftiniji_internetBrezi i gjërë në smartfonë dhe tabletë është shndërruar në segmentin që po rritet më shpejt në tregun e ICT-së, sipas raportit vjetor të ITU-së (Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit) i cili mban titullin “Measuring the Information Society 2013.” Shifrat e reja të publikuara këtë javë tregojnë se kërkesa për teknologjinë e komunikimit dhe informacionit si dhe shërbimet e saj (ICT) është gjithmonë e në rritje, çmimet për shërbimet e internetit të thjeshtë dhe atij me brez të gjerë janë në ulje si dhe rrjeti 3G po përhapet me shpejtësi.

Deri në fund të vitit 2013 do të ketë 6.8 miliardë numra celulari aktive – pothuajse aq sa ka njerëz në botë. 2.7 miliardë vlerësohet numri i personave që do të kenë akses në internet në fund të këtij viti, ndërsa çmimet dhe shpejtësia e rrjetit varet nga rajoni.

Lidhjet mobile me brez të gjerë përmes rrjeteve 3G dhe 3G+ po rriten me një normë vjetore prej 40%, duke numëruar 2.1 miliardë abonime mobile me brez të gjerë si dhe një normë depërtimi globale prej rreth 30%. Pothuajse 50% e gjithë njerëzve në botë mbulohen nga rrjeti 3G.

Të dhënat tregojnë se Republika e Koresë vazhdon të jetë shteti me zhvillimin më të madh në ICT, për të tretin vit rradhazi, e ndjekur shumë afër nga Suedia, Islanda, Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia. Në Top 10 gjenden edhe Hollanda, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu dhe Hong Kong (Kina).

Në grafikun e harxhimeve të 500 MB të internetit për modelin e me para pagesë, për gati të gjitha vendet e botës ku të dhënat janë publikisht në dispozicion, duke marrë parasyssh paritetin e fuqisë blerëse (të konvertuara në dollarë amerikanë), vihet re se çmimin më të lirë për 500 MB e arrin Austria. Në këtë shtet, çmimi arrin 4.7 $, ndërsa në Shqipëri është 11.00 $. Shqipëria mesa duket, bën pjesë në shtetet me çmimet më të ulëta, së bashku me pjesën më të madhe të Evropës Perendimore dhe Qëndrore. Evropa në përgjithësi ka çmimet më të ulëta të internetit në botë, më së shumti për shkak të dendësisë relative gjeografike dhe zhvillimit të përgjithshëm të shteteve.

LEXO EDHE:  5G e shpjeguar: Çdo gjë që duhet të dini

Në Shqipëri, një vend ku operatorët telefonikë luftojnë fort për klientët dhe përpiqen të zgjerojnë rrjetin 3G, depërtimi i wireless-it me brez të gjerë u rrit me 109%, duke arritur në 18% gjatë vitit 2012, shkruhet në raport. Shqipëria ka ngjitur nëntë vend në treguesin e sub-index të IDI-së (ICT Development Index), duke shënuar një rritje të vlerës me pothuajse dyfishin e asaj globale (0.32), nga 2.15 në vitin 2011 në 2.71 në vitin 2012. Gjithsesi, kjo rritje nuk përbën ndonjë ndryshim të madh në klasifikimin botëror të përgjithshëm të IDI-së, ky Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e 80-të.

Depërtimi i wireless-it me brez të gjerë është dyfishuar në Shqipëri, nga 9% në vitin 2011 në 18% në vitin 2012. Rrjeti mobile me brez të gjerë është lançuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 2010 nga Vodafone Albania. Licenca e dytë iu dha AMC-së në nëntor 2011. Ky rrjet ka hasur përdorim të madh në Shqipëri duke u zgjeruar shumë shpejt. Në prill 2012, AMC mbulonte rreth 95% të të gjithë territorit me 3G, ndërsa Vodafone 99%.

ITU_Albania_01

Të dy operatorët ofrojnë rrjetin 3G për klientët me kontratë dhe ata me parapagesë, së bashku edhe me oferta të tjera për lidhjet në kompjuter apo pajisjet mobile. Çmimet, shkruhet në raport, janë relativisht të arsyeshme. Në vitin 2012, u dhanë edhe dy licenca të tjera. Rrjeti 3G i Eagle Mobile do të lançohet gjatë vitit 2013, duke rritur kështu konkurrencën në treg.

Zgjerimi i rrjetit wireless me brez të gjerë si dhe atij fiks, ku Shqipëria ka pasur normën më të lartë të rritjes në 2011-2012 në Evropë – do të ndihmojë në ofrimin e aksesit të internetit tek një numër i madh shtëpish shqiptare. Gjatë viteve 2011 dhe 2012, raporti i shtëpieve me akses në internet vlerësohet të jetë rritur nga 17% në 21%.

LEXO EDHE:  Rusia do të "shkëputet" nga interneti

Edhe numri i shqiptarëve që po përdorin internetin është në rritje. Bëhet fjalë për një përqindje rritjeje nga 49 në vitin 2011 në 55% në vitin 2012 – sërish një tregues me një prej rritjeve më të mëdha në Evropë. Gjithsesi, vendi është nën mesataren evropiane (71%) dhe vazhdon të ketë depërtim të ulët në krahasim me kontinentin (gjendet më lart vetëm se Turqia (45%), Serbia (48%) dhe Rumania (50%)).

Në Shqipëri, përfundon raporti, ekzistojnë tashmë politika për të nxitur zhvilimin e sektorit të ICT-së si dhe për rritjen e depërtimit të internetit. Strategjia përkatëse në Shqipëri synon të përmirësojë infrastrukturën me brez të gjerë, duke rritur konkurrencën në këtë sektor, duke ulur çmimet dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve. Për më tepër, qeveria shqiptare, synon të rrisë numrin e shërbimeve publike, përfshi qeverisjen elektronike dhe shërbimet online. (PCWorld Albanian)

ITU_Albania_02

Lajmet e fundit>