Analiza

Raporti i shërbimeve celulare në Shqipëri, Vodafone Albania dhe One Telecommunications diferenca të ngushta

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Nëntor 2021
Në raportin e parë publikuar për Shqipërinë, One Telecommunication fitoi 3 nga 7 kategoritë, Vodafone fitoi 2 nga 7 kategoritë e testimit dhe dy kategori diferencat ishin thuajse të papërfillshme. Raporti i shërbimeve celulare në Shqipëri, Vodafone Albania dhe One Telecommunications diferenca të ngushta Photo Source: OpenSignal

Kompania Britanike OpenSignal ka publikuar raportin më të fundit të shërbimeve celulare për Shqipërinë dhe tregon një garë të ngushtë mes dy operatorëve të mëdhenj Vodafone Albania dhe One Telecommunication.

Në raportin e parë publikuar për Shqipërinë, One Telecommunication fitoi 3 nga 7 kategoritë, Vodafone fitoi 2 nga 7 kategoritë e testimit dhe dy kategori diferencat ishin thuajse të papërfillshme.

Në tërësi One Telecommunication ishte operatori më i mirë në muajin Prill por gjërat kanë ndryshuar në pas 6 muajsh. Tashmë Vodafone në testimet e realizuara prej OpenSignal fitoi në 2 kategori, One Telecommunication në 1 kategori dhe katër të tjera gara ishte e barabartë thuajse.

  

Në eksperiencën video Vodafone shënoi 69.7 pikë ndjekur nga One me 69 pikë dhe ALBtelecom me 60.4 pikë. Çdo rezultat mbi 60 pikë konsiderohet i kënaqshëm ndërsa mbi 70 pikë i shkëlqyer. Në këtë rast kemi rënie të Vodafone nga 74.2 pikë tek raporti i kaluar.

Eksperienca në lojërat u dominua nga One me 70.9 pikë ndjekur nga Vodafone me 68.3 pikë dhe ALBtelecom me 45.2 pikë. One ka shënuar rënie në cilësi nga 73.4 pikë që kishte raportin e kaluar.

Cilësia e aplikacioneve zanore si WhatsApp ishte më e lartë në rrjetin e One ku mori 80.7 pikë, ndjekur ngushtë nga Vodafone me 79.4 pikë dhe ALBtelecom me 75.2 pikë.

Shpejtësia mesatare e shkarkimit ishte më e lartë në rrjetin Vodafone prej 34.2Mbps ndjekur nga One me 31.8Mbps dhe ALBtelecom larg dy të parëve prej 13.3Mbps. Vodafone ka shënuar rritje të lehtë nga 32.2Mbps në raportin e kaluar ndërsa One ka rënë nga 33.3Mbps që ishte.

Vodafone ishte më i shpejtë edhe në ngarkim me shpejtësi mesatare prej 10.5Mbps, ndjekur nga One me 10.2Mbps dhe ALBtelecom me 5.0Mbps. Në këtë kategori Vodafone ka shënuar rritje nga 9.1Mbps ndërsa One rënie nga 10.9Mbps.

LEXO EDHE:  Sony tërheq Cyberpunk 2077 nga PlayStation Store

Disponueshmëria e rrjetit 4G ishte një tjetër fitore për Vodafone. Përdoruesit e Vodafone në 87% të kohës së përdorimit të smartfonëve të tyre janë në 4G, ato të One në 83.2% dhe ALBtelecom në 70.9%. Vodafone ka qëndruar thuajse aty ndërsa One ka shënuar rënie nga 87.6% në raportin e kaluar.

Së fundit cilësia e mbulimit 4G i dominua nga Vodafone përsëri duke marrë 8 pikë, ndjekur nga One me 7.6 pikë dhe ALBtelecom me 4.8 pikë. /PCWorld Albanian