Blog

Raporti jep parashikimin për avancimin e teknologjisë 5G deri në 2025

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Mars 2020
0
GSMA parashikon të lidhjet 4G të vijojnë të rriten duke shkuar në 60% në 2023. Sa i përket 5G, GSMA thotë se do të përbëjë 20% të lidhjeve në internet deri më 2025. Raporti jep parashikimin për avancimin e teknologjisë 5G deri në 2025

Teknologjia e re celulare 5G tashmë është live në 24 tregje globalisht sipas raportit vjetor të GSMA.

Rrjeti në fjalë i cili mbështet shpejtësi interneti 100x më shumë sesa LTE/4G dhe vonesa transmetimi në vetëm pak milisekonda, pritet të nisë një epokë shërbimesh dixhitale më inteligjente dhe të rrisë praninë e inteligjencës artificiale në jetët tona.

79 operatorët në 39 vende të botës kanë bëri të ditura planet për të lançuar shërbimet 5G për 2020. Aktualisht teknologjia 4G është dominuese dhe përbën 52% të lidhjeve totale.

GSMA parashikon të lidhjet 4G të vijojnë të rriten duke shkuar në 60% në 2023. Sa i përket 5G, GSMA thotë se do të përbëjë 20% të lidhjeve në internet deri më 2025.

Aktualisht 3.8 miliardë njerëz qasen në internet përmes teknologjive 2G deri në 5G ndërsa në 2025 kjo shifër do të shkojë në 5 miliardë.

Vlen të theksohet se prezenca e 5G në një treg nuk do të thotë mbulim universal. Përkundrazi lançimet 5G janë kryesisht të orientuara në zonat urbane dhe në 24 tregjet ku është aktive është e kufizuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei ka nisur punën në teknologjinë 6G

Tags >

4G5G