Analiza

Raportim: 44% e llogarive në Twitter nuk kanë dërguar kurrë një cicërimë

Publikuar , 13 Prill 2014
0
Raportim: 44% e llogarive në Twitter nuk kanë dërguar kurrë një cicërimë

BN-CA928_twitte_E_20140321165859Twitter nuk ka probleme me shtimin e numrit të përdoruesve. Por, sipas një studimi të ri rezulton se problemi më i madh i rrjetit social është mungesa e postimeve nga përdoruesit. Një raport nga Twopcharts, një faqe interneti që monitoron aktivitetin e llogarive në Twitter, thuhet se rreth 44 % e 974.000.000 llogarive ekzistuese të Twitter-it nuk kanë dërguar ndonjëherë një cicërimë.

Twitter u shpreh para pak kohësh se ka 241.000.000 përdorues aktivë mujore referuar tre muajve të fundit të vitit 2013. Twitter e përcakton një përdorues si aktiv mujor nëse ai ka hyrë të paktën një herë në muaj në llogarinë e tij. Sipas standardeve të Twitter, një person konsiderohet si përdorues aktiv mujor edhe nëse nuk ka postuar asgjë në llogarinë e tij.

Gjithsesi, në Twitter jo domosdoshmërisht duhet të shkruash diçka për të qenë aktiv, pasi ka mjaftueshëm gjëra për të lexuar lidhur me pothuajse çdo temë apo aktualitet në botë. Por angazhimi i përdoruesve – pra, ata të cilët janë pjesëmarrës aktivë nëpër biseda – është diçka veçanërisht e vlefshme në Twitter pasi kjo gjë ka tendencë për t’i bërë përdoruesit më të prirur për të vazhduar përdorimin e shërbimit.

Së dyti, cicërimat apo ricicërimat si dhe veprimet e tjera të ngjashme ndihmojnë Twitter-in të gjenerojë të ardhura nga reklamat. Zëdhënësit e Twitter-it nuk pranuan të komentojnë, duke thënë se kompania nuk bën komente mbi të dhënat e palëve të treta. Twopcharts tha gjithashtu se 3 % e llogarive ekzistuese në Twitter kanë dërguar 1-10 cicërima. Vetëm 13% e llogarive kanë shkruar të paktën 100 cicërima. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Inteligjenca artificiale, ky vend ka rritur kërkimin me 400% në këtë fushë

Lajmet e fundit>