Analiza

Raportim: Apple kufizon prodhimin e iPhone 5C për shkak të shitjeve të dobta

Publikuar , 17 Tetor 2013
0
Raportim: Apple kufizon prodhimin e iPhone 5C për shkak të shitjeve të dobta

Iphone 5CI njëjti burim kinez, i cili zbuloi fotot e iPhone 5S disa ditë para lançimit zyrtar nga Apple, ka thënë se kompania ka ulur vëllimin e prodhimit të iPhone 5C për shkak të shitjeve të ulta.

Faqja kineze Ctechcn citon burime të brendshme të kompanisë dhe shkruan se Apple e ka përgjysmuar prodhimin e 5C, duke e ulur nga 300 000 në ditë në 150 000.

Nëse rezulton e vërtetë, kjo deklaratë plotëson dhe vërteton atë të publikuar ditën e hënë, ku thuhej se iPhone 5S po shitet dy herë më shumë se 5C. Edhe pse Apple-it iu kërkua një koment për këtë lajm, kompania nuk është përgjigjur ende. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi dy studentë Kinezë në SHBA morën nga Apple iPhone me vlerë 900,000 dollarë

Lajmet e fundit>