Harduer

Raportim: Edhe Microsoft-i po teston një konkurrent për Google Glass

Publikuar , 23 Tetor 2013
0
Raportim: Edhe Microsoft-i po teston një konkurrent për Google Glass

Google mund të mos jetë e vetmja kompani që po zhvillon syze inteligjente.

The Wall Street Journal (WSJ) raporton se edhe Microsoft-i po teston një prototip për një pajisje të ngjashme me Google Glass, e cila përfshin një kamer dhe plot veçori të tjera që funksionojnë me internet.

Siç raportohet, Microsoft-i ka qenë në kontakt me prodhues aziatikë për të marrë pjesët e pajisjes, por burimet e WSJ theksojnë se produkti mund të ofrohet në masë. Vetë kompania nuk pranoi të përgjigjej menjëherë për të dhënë një koment zyrtar mbi këtë çështje.

Në fillim të këtij viti, analisti Brian White i Topeka Capital Markets parashikoi se Microsoft-i do të prezantonte një palë syze të lidhura në internet deri në vitin 2014.

Pavarësisht se ka qenë ndër të parët që ka prezantuar një orë inteligjente në fillimet e viteve 2000, Microsoft-i është treguar i heshtur në lidhje me teknologjinë “që vishet” vitet e fundit.

Edhe pse Google Glass është shpërndarë në shumë përdorues gjatë këtij viti, për arsye testimi dhe prove, tregu i syzeve inteligjente mund të mos jetë edhe aq i madh sa mund të mendojnë disa njerëz.

Jeff Orr, analist i ABI Research, shprehet se pret që do të ketë 140 milionë syze të dërguara për shitje në vit pas vitit 2018 dhe 75 milionë të tilla çdo vit deri në 2018-n. (PCWorld Albanian)

microsoft1

LEXO EDHE:  Shfletuesi Microsoft Edge i bazuar në Chrome një hap më pranë zyrtarizimit

Lajmet e fundit>