Harduer

Raportim: Google Smart Watch drejt fundit të zhvillimit

Publikuar , 15 Tetor 2013
0
Raportim: Google Smart Watch drejt fundit të zhvillimit

Thashethemet e fundit rreth orës inteligjente të Google-it kanë filluar të rriten që prej muajit shtator, kur kompania konfirmoi se kishte blerë Wimm, një prodhues i orëve inteligjente të bazuara në Android.

Ditët e fundit, intensiteti i këtyre thashethemeve ka filluar të rritet: 9to5Google citon një burim që pretenton se ora e Google-it është drejt përfundimit.

Sipas raportimit, ora do të fokusohet tek shfrytëzimi i mjeteve të dobishme që gjenden në Google Now, mjeti softuerik i kompanisë i cili vepron si një asistent dixhital mobile. Aktualisht, Google Now mund të përdoret me një sërë pajisjesh Android dhe iOS.

Por, ardhja e një ore inteligjente, do të rriste përdorueshmërinë e shërbimit pasi softueri do të ofronte në mënyrë më efiçente sugjerimet apo rekomandimet e bazuara në preferencat dhe zakonet e përdoruesit.

Detajet e tjera mbi orën priten të zbulohen shumë shpejt, por raportohet se Google po punon për të rritur jetëgjatësinë e baterisë dhe për të shtuar lidhjen Bluetooth 4.

Përfaqësuesit e Google nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare pas publikimit të këtyre lajmeve deri tani. (PCWorld Albanian)

gglnowwtch9087adf

LEXO EDHE:  Dështon plani për një taksë dixhitale brenda Bashkimit Evropian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>