Analiza

Raportim: Menuja Start dhe versioni Windows Cloud do të vijnë këtë fund viti

Publikuar , 22 Prill 2014
0
Raportim: Menuja Start dhe versioni Windows Cloud do të vijnë këtë fund viti

new-start-menu-100259233-largeThuhet se Microsoft do të debutojë menunë Start të risjellë në Windows së bashku më një version falas të bazuar në Cloud të Windows këtë fund viti. Sipas një informacioni të raportuar nga Wzor, një Blog i besueshëm për saktësinë e informacionit rreth produktit Windows, Microsoft do të lançojë një stil të ri të menuse Start të Windows 7 në një lëshim të ri të Windows këtë fund vit.

Raporti, i publikuar nga Winbeta.com, kombinon dy nga spekulimet e përfolura në botën Windows, lançimi i një versioni falas të Windows për të konkurruar me Android, dhe Start menunë e ridizajnuar e shumë kërkuar nga përdoruesit në Windows 8. Kjo e fundit nuk është më një spekulim teksa Microsoft e ka konfirmuar tashmë që do të sjellë Start menunë edhe njëherë në Windows 8 po nuk ka bërë të ditur se kur.

Sipas raportit, që të dy përditësimet si pjesë e Windows 8.1 Update 2 do të vijnë këtë fund vit. Raporti thotë se Start menuja e re do të jetë në lëshimin më të fundit të Windows si pjesë e ndërfaqes së re Metro 2. Raporti thotë se eksperienca me menunë Start do të varet nga pajisja Windows që përdorni, me prekje apo tradicionale.

Windows Cloud

Raporti gjithashtu thotë se Microsoft do të zhvillojë një Windows si një platformë e quajtur Windows Cloud. Nëse raporti duhet të besohet, një pjesë e platformës Windows do të ruhet në kompjuterët e përdoruesve ose mbase e ndërlidhur me BIOS. Pjesa tjetër do të jetë e shkarkueshme. “Të themi të vërtetën nuk është e qartë sesi do të funksionojë versioni Offline pa ndonjë kontratë shërbimesh”, thuhej në Wzor.

LEXO EDHE:  Windows 10 parakalon Windows 7, bëhet sistemi operativ desktop më popullor në botë

Personi i njohur si Wzor ishte offline gjatë muajit Mars, një ditë pasi një ish – punonjës i Microsoft-it u arrestua, Alex Kibkalo, ngaqë ishte vjedhur informacion sekret nga ana e tij. Wzor, i njohur për informacionin e saktë që ai ofronte e mbylli Wzor.net dhe llogaritë e tij në median sociale. WinBeta.net ka publikuar një informacion të tij të përkthyer në gjuhën Ruse.

Më herët në mars Wzor publikoi disa informacione rreth Windows 8 me Bing, e cila përveçse një sistem operativ me shfletuesin Internet Explorer ngjashëm me Chrome OS të funksiononte edhe si platformë për reklamimin e shërbimeve më pagese të Microsoft-it. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>