Harduer

Raportim: Samsung do të lançojë Galaxy Glass në shtator

Publikuar , 28 Janar 2014
0
Raportim: Samsung do të lançojë Galaxy Glass në shtator

Google-GlassKonkurrenca e Google Glass ka filluar të dalë në pah. Gjatë panairit IFA Berlin pritet që Samsung të lançojë një konkurrent të syzeve.

Pajisja, e quajtur Galaxy Glass, do të lidhet me smartfonin tuaj, do të shfaqë njoftime për telefonata si dhe do t’ju lejojë të dëgjoni muzikë. Këtë raportim ka dhënë Korea Times, duke cituar ekzekutivë të kompanisë por pa përmendur emrin e tyre.

Në raportim nuk jepen shumë detaje lidhur me harduerin, por thuhet vetëm se: “Samsung Electronics do të bashkëpunojë me një tjetër divizion të Samsungut, Samsung Display, për të krijuar Galaxy Glass.”

“Syzet e reja që do të prezantohen nga Samsungu janë diçka e re në pajisjet “që vishen”, të cilat do të sjellin një kulturë të re komunikimi. Syzet inteligjente do të jenë rezultat i qëllimeve tona për të qenë udhëheqës të një tregu të ri. Këto lloj pajisjesh nuk i sjellin menjëherë fitimet.” Kjo është deklarata që është cituar në raport, e cila thuhet se është dhënë nga një zyrtar i Samsungut.

Një tjetër pajisje që e ka zbuluar tashmë Samsungu është ora inteligjente Galaxy Gear. Ajo u prezantua vitin e kaluar në IFA, ndërkohë që kompania regjistroi një patentë për një lloj syzesh inteligjente në tetor 2013. Kjo do të thotë qe ky raportim ka një bazë konkrete. Megjithatë, lidhur me kohën dhe llojin e pajisjes mund të ndryshojnë shumë gjëra. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Analisti i shquar i Apple parashikon sukses të paprecedent për Galaxy S10

Lajmet e fundit>