Lajmet

Raportimet: Shfaqet skanuesi i shenjave të gishtave për iPhone 5S

Publikuar , 21 Gusht 2013
0
Raportimet: Shfaqet skanuesi i shenjave të gishtave për iPhone 5S

Nëse e vinit në dyshim se Apple mund të lançonte një iPhone që do të identifikonte përdoruesit në bazë të shenjave të gishtërinjve, ndoshta nuk do të jeni aq të pasigurt pasi të shihni fotot e para të skanuesit.

Në internet kanë filluar të qarkullojnë imazhet e para të cilat pretendohet se janë komponentë të brendshëm të iPhone 5S. Skanuesi i gishtave mund të jetë afër butonit “Home”.

Blogu francez Nowhereelse.fr, i cili njihet për raportimet e shpeshta mbi produktet e ardhshme të Apple, ka publikuar disa imazhe që tregojnë përbërësit e brendshëm të të supozuarit iPhone 5S. Në to krahasohet iPhone aktual me atë të ardhshmin, duke vënë në pah ndryshimet mes tyre.

Në një prej fotove tregohet një pjesë metalike pranë butonit Home, i cili ka ngritur spekulimet se mund të jetë një skanues i shenjave të gishtave, edhe pse sigurisht nuk ka asnjë koment nga Apple.

Megjithatë, thashethemet për ekzistencën e një opsioni të tillë qarkullojnë prej kohësh në internet, madje që prej vitit 2012. Ndërkohë kompania ka publikuar një sërë patentash në lidhje me këtë teknologji që prej vitit të kaluar.

Prova të tjera që ky opsion mund të jenë pjesë e iPhone-it të ardhshëm vijnë nga versioni beta i iOS 7, i cili përmban disa të dhëna në kod lidhur me teknologjinë e njohjes së shenjave të gishtave.

Përveç këtij opsioni, në iPhone-in e ardhshëm priten të vijnë edhe shumë karakteristika të reja, si për shembull një çip A7 apo një ndryshim dizajni në ngjyrë floriri. Kjo do të ishte risi për Apple, të cilët sheshin smartfonët në ngjyra të bardhë dhe të zezë. Pritet që eventi i lançimeve të reja të mbahet më 10 shtator. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple nxjerr në shitje këllëfët me bateri për iPhone XS, XS Max dhe XR

iphon gishta

Lajmet e fundit>